Oferta e fundit nga AllWeb, përfitoni 50€ zbritje deri në datën 9 Tetor - Business Magazine Albania

Oferta e fundit nga AllWeb, përfitoni 50€ zbritje deri në datën 9 Tetor


11 Tetor vjen në Tiranë AllWeb, Konferenca më e Madhe e Marketingut Dixhital për të tretin vit radhazi. Këtë vit AllWeb do të zhvillohet tek Qendra Kulturore – Kompleksi i Katedrales Orthodhokse.

Nëse ende nuk e keni blerë biletën tuaj, ju tashmë mund ta përfitoni me 50€ zbritje, nga 150€ në vetëm 100€, duke përdorur kodin promocional “lastoffer” në faqen zyrtare të www.allweb.al. Oferta është e vlefshme deri më datë 9 Tetor.

Pjesë e konferencës do të jenë liderë të njohur në nivel ndërkombëtar në fushat e marketingut dixhital, komunikimit dhe teknologjisë, duke ndarë me ju përvojat dhe idetë e tyre, të cilat përbëjnë këshilla praktike për t’i aplikuar në kompanitë tuaja.

Mos prisni më, regjistrohuni tani për të qenë pjesë e konferencës më të madhe të marketingut dhe për të përjetuar nga afër këto momente.

Nëse punon në Marketing, PR, Teknologji, Agjenci reklamash, konsulent për Mediat Sociale apo je CEO i biznesit tënd TI DUHET TË JESH KËTU!

Lexoni: Oferta e AllWeb 2018 për studentët

Më poshtë po ju njohim me folësit e konferencës:

Barbara Slade Jagodic është konsulente e marketingut dixhital, SEO copywriter dhe pedadoge. “Zonja e Marketingut”, që shkëlqen në komunikimin dixhital. Ajo është nga gazetaret e para në web si dhe menaxhere e komunitetit në Kroaci.

Goran Jankuloski bën pjesë në marketing që në vitin 2011 si anëtar i skuadrës dixhitale Executive Group. Duke punuar me shumë marka të mëdha lokale e rajonale, ai u zhvendos shpejt në pozicione të ndryshme. Në vitin 2015 drejtoi grupin dixhital, përgjegjës për klientë si Coca-Cola, Fanta, Schweppes, United Media, Erste Bank dhe SBB. Goran ka fituat Somoborac, Kaktus, IAB MIXX dhe shumë çmime të tjera në fushën e marketingut dixhital. Në Shtator 2016 ai hapi agjencinë e tij Žiška duke u shërbyer klientëve përmes strategjive të Marketingut dixhital, përmbajtje dhe Web design.

Miloš Skokić pasi shpenzoi disa vite në industrinë e design, nisi karrierën në marketingun dixhital në 2013 si pjesë e grupit të marketingut dixhital të Communis DDB. Në këtë periudhë ai ishte përgjegjës për praninë online të markave më të mëdha të FMCG. Ai punoi për klientë si Llotaria shtetërore e Serbisë, Heineken, Samsung, etj. Në 2015 fiton çmimin “Somoborac” për fushatën në WhatsApp që bëri për markën SWeeet. Në 2015 fokusi i tij ishte prania e Coca-Cola-s në median sociale ku zhvilloi disa prej projekteve më të mëdha influencuese në rajon. Miloš dhe skuadra e tij janë pas suksesit të Fantas në Instagram, i cili qëndron në krye të listës së markave për komunitetin e adoleshentëve në Serbi. Miloš është partner në menaxhimin e agjencisë dixhitale Žiška.

Jon Burkhart është themelues i kompanisë së konsulencës së marketingut “TBC Global Ltd”, ku ai punon me markat dhe agjencitë për t’i ndihmuar ata të gjejnë mënyra me të vërtetë unike për të fituar dhe për të mbajtur vëmendjen e konsumatorëve të tyre. Ai është bashkë-autor i disa librave të vlerësuara ndërkombëtarisht mbi reklamat dhe marketingun si: “Newsjacking: The Urgent Genius of Real-time Advertising”, “Hacker Maker Teacher Thief” dhe “Truly Ballsy Content”. Jon është personi i parë që ka qenë folës në festivalin më të madh të teknologjisë në botë “South By Southeest Interactive” 6 vite me radhë.

Alessandro Angilella është Digital Director i Prenatal Retail Group. Ai ka 20 vite eksperiencë në menaxhimin e projekteve komplekse me fokus në tregun online dhe atë e-commerce. Ai ka njohuri rreth shitjes me pakicë, menaxhimit të përmbajtjeve, tranzicionin dixhital, menaxhimin e ndryshimeve që po ndodh ndër vite etj.

Dragan Varagic merret me shitjet online, marketingun në internet, e-business dhe PR që nga viti 1998. Fokusi i tij kryesor është transformimi i biznesit, zhvillimi i e-business dhe edukimi. Libri i fundit që ai ka publikuar është “Digital Pre-Marketing”.

Për të mësuar më shumë rreth konferencës, folësve dhe gjithçka tjetër hyni në faqen zyrtare të allweb.al si dhe:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në  070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0