Hapen thirrjet për aplikime në programin e akselerimit OFIÇINA 2018 - Business Magazine Albania

Hapen thirrjet për aplikime në programin e akselerimit OFIÇINA 2018


Për të gjithë të rinjtë që duan të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, hapet thirrja për aplikime në programin e akselerimit OFIÇINA 2018.

Je një Startup i ri, ke një produkt/shërbim inovator dhe të nevojitet një ndihmë e specializuar për të krijuar biznesin tënd të ri?

Atëherë, apliko për programin e akselerimit OFIÇINA duke plotësuar formularin online tek www.OFICINA.al

Programi i akselerimit OFIÇINA fokusohet në nxitjen dhe mbështetjen e iniciativave sipërmarrëse inovatore. Për një periudhë 6 mujore Startupet e përzgjedhura do të punojnë ngushtësisht me stafin e qendrës OFIÇINA me qëllim arritjen e objektivave të tyre të biznesit, për një zhvillim sa më të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Përmes një kombinimi të mirë strukturuar workshop-esh, sesioneve të mentorimit, ekspertizave ligjore, financiare, menaxheriale si dhe mundësi angazhimi në aktivitete të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrjes, themeluesit e startup-eve do të kristalizojnë idetë dhe planet e tyre të biznesit, do të krijojnë modelin e biznesit si dhe do të kenë finalizuar një produkt të testuar gati për t’u lançuar në treg.

Në përfundim të programit të akselerimit, Startup-eve më të mira do t’u ofrohet mundësia për investime të drejtpërdrejta me qëllim zhvillimin më tej të biznesit të tyre.

Si funksionon OFIÇINA?

Faza e parë – Aplikimet

15 aplikimet më të mira do të përzgjidhen për të kaluar në një fazë të dytë prezantimi përpara një paneli ekspertësh. Fituesit e fazës së prezantimit do të fitojnë të drejtën për t’u përfshirë në programin e akselerimit OFIÇINA.

Çfarë ofron programi i akselerimit OFIÇINA? Faza e dytë – Akselerimi

Të gjithë fituesit e programit OFIÇINA do të kenë mundësinë të punojnë ngushtësisht me stafin e qendrës OFIÇINA, i përbërë nga ekspertë lokal dhe ndërkombëtar, në ambiente pune kreative për të zhvilluar biznesin e nisur. Si pjesë e programit të akselerimit OFIÇINA 2018 fituesit do të jenë të përfshirë në një program intensiv trajnimesh në fushën e të bërit biznes, ekspertiza mbi Startup-in që ata drejtojnë në fushat ligjore, financiare, menaxheriale. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mentorohen nga sipërmarrës të suksesshëm të programit. Gjithashtu ata do të jenë pjesë e jetës sociale si dhe në eventet e ndryshme që do të zhvillohen pranë OFIÇINA-s.

Procesi i aplikimit do të vazhdojë të jetë i hapur deri në datën 30 Nëntor 2018.

Nëse ju nevojitet më shumë informacion rreth rregullave të aplikimit klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0