A e dinit që këta persona të famshëm kanë brandet e tyre të pijeve alkoolike? - Business Magazine Albania

A e dinit që këta persona të famshëm kanë brandet e tyre të pijeve alkoolike?


Çfarë kanë të përbashkët George Clooney, David Beckham, Ryan Reynolds dhe Angelina Jolie, përveç faktit që janë shumë të famshëm?

Të gjithë po bëjnë para nga brand-et e tyre të pijeve alkoolike.

BusinessMag ju sjell një listë të markave që ju ndoshta mund të mos i njihni, në pronësi të të famshëmve.

1. Drew Barrymore, Barrymore Wine – $ 22- $ 28 (£ 16.70- £ 21.25)

Drew Barrymore u bashkua me vreshtarin e Carmel Road, Kris Kato për të krijuar Barrymore Wines.

“Unë jam adhuruese e verës. Ka shumë për të zbuluar dhe përjetuar dhe udhëtimet e mia më ndihmojnë që ta bëj këtë,” thotë Barrymore në faqen e internetit të markës së saj.

2. Angelina Jolie and Brad Pitt, Miraval Rosé — £20 ($26.35).

Ndërsa ata ishin bashku, Angelina Jolie dhe Brad Pitt prodhuan verën rozë Château Miraval, fituese të disa çmimeve. Çifti bleu Château Miraval në Provence në vitin 2008 për 40 milionë euro sipas raportimeve. Ata u martuan në këtë pronë në gusht të vitit 2014.

3. Channing Tatum, Born and Bred Vodka — $30 (£23)

Channing Tatum u bashkua me Distilerinë Grand Teton për të krijuar Vodkën Born and Broke në vitin 2017.

4. Justin Timberlake, Sauza 901 Tequila — £27.95 ($36.82).

Në vitin 2014, Justin Timberlake u bashkua me Sauza Liquors për të riprodhuar tekilën e tij.

5. Ryan Reynolds, Aviation Gin — £34.75 ($45.77).

Ryan Reynolds ka njoftuar kohët e fundit se ai tashmë është pronari zyrtar dhe kreu i Aviation Gin, në pronësi të Davos Brands – dhe të gjitha këto u bënë pasi ai provoi xhinin për herë të parë, duke e deklaruar atë si “xhinin më të mirë në botë” dhe vendosi të investojë.

Lexoni: Anglia do të ndaloj pijet energjike për fëmijët, reagon deputeti shqiptar

Aviation, i cili u themelua në Portland, Oregon, është një nga pijet më të vlerësuarat në botë, sipas të dhënave nga Wine Enthusiast, një revistë pijesh. Kompania ka shitur rreth 25,000 kuti në vitin 2017.

6. Drake, Virginia Black Whiskey – £ 34.89 ($ 45.95)

Së bashku me ish-financierin Brent Hocking dhe firmën e pijeve Promixo Spirits, Drake lançoi uiskin e zi Virginia Black Whiskey në Qershor të vitit 2016.

Ideja për markën u bazua në “stilin, modën dhe muzikën e viteve 70-të”, ku “jeta e natës ishte me të vërtetë jetë nate”, sipas Hocking.

Hocking tha se Drake është plotësisht i përfshirë në “procesin krijues” dhe shtoi se partneriteti mes tyre është “autentik”.

7. Bob Dylan, Heaven’s Door Spirits — $50-$80 (£38-£61).

Bob Dylan, që fitoi çmimin Nobel, lançoi një linjë për uiski në bashkëpunim me Marc Bushala – sipërmarrësin e pijeve i cili iu shit Bacardit për 125 milionë dollarë.

8. David Beckham, Haig Club Whisky – £ 39.95 ($ 53).

David Beckham ndihmoi në lançimin e uiskit Haig Club në vitin 2014 me një fushatë reklamash që ngjallte stil dhe luks.

Në një deklaratë, Haig Club tha: “Kjo aleancë është bashkëpunuese në çdo nivel dhe një qasje e vërtetë në të cilën të gjithë partnerët luajnë një rol, nga zhvillimi i planit të biznesit në aktivizimin në treg. Partneriteti është ai që gjeneron një larmi të vërtetë idesh, duke sjellë një kthesë moderne.”

9. George Clooney, Casamigos Tequila – £ 51.45 ($ 68.13)

Casamigos Tequila u themelua nga Clooney së bashku me dy miq të tij, manjatin e bareve dhe restoranteve Rande Gerber dhe CEO e kompanisë Discovery Land, Mike Meldman.

Clooney dhe Gerber po kalonin kohë në shtëpitë e tyre në Cabo, Meksikë, kur ata erdhën me idenë për një brand tekila. Casamigos iu shit Diageos në vitin 2017 për 1 miliardë dollarë.

Lexoni: “Vera është e gjallë si Gruaja” – dialog me kimistin Rrahman Gjeta

10. Jay-Z, Shampanja Armand de Brignac – £ 225 ($ 296)

Origjina e Jay-Z në industrinë e pijeve rrjedh nga një grindje me Cristal Champagne.

Në vend që të tallej me Cristal, ai vendosi paratë e tij ku ishte përfitimi, ai përfundoi duke investuar dhe përfundimisht duke marrë përsipër markën e shampanjës franceze të quajtur Armand de Brignac, AKA Ace of Spades.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0