Anglia do të ndaloj pijet energjike për fëmijët, reagon deputeti shqiptar

Anglia do të ndalojë pijet energjike për fëmijët, reagon deputeti shqiptar


Ministrat britanikë do të ndalojnë shitjen e Red Bull, Monster Energy dhe pijeve të tjera energjike për fëmijët në Angli, të shqetësuar për ndikimin që ka kafeina e lartë dhe pijet të pasura me sheqer në shëndetin e të rinjëve.

Theresa May tha se kjo inciativë u nxit nga strategjia e qeverisë për të parandaluar obezitetin në fëmijëri dhe, sipas saj, është e nevojshme të ekzaminohet konsumi i pijeve energjike për faktin se ato shiten me çmime më të lira ndërkohë që dëmin e kanë më të madh.

Një kanaçe 250 ml Red Bull përmban rreth 80 mg kafeinë. Sipas statistikave 2/3  e fëmijëve nga mosha 10-17, dhe pjesërisht fëmijë të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç, sipas deklaratës së qeverisë konsumojnë pije energjike.

Nga ky lajm, ka reaguar dhe deputeti Erjon Braçe përmes një postimi në profilin e tij në Instagram. Sipas tij, ky projektligj duhet të merret parasysh edhe në vendin tonë, ku konsumi i pijeve energjike është i përhapur te moshat e reja. Ai shprehet i gatshëm të regjistrojë iniciativën ligjore brenda këtij muaji, e vetmja gjë që nevojitet është mbështetje.

NDALIM TË PIJEVE ENERGJIKE PËR FËMIJËT! EDHE NË SHQIPËRI!

Këtë herë është Britania ajo që po vendos!

Edhe pse me një vetërregullim të përgjegjshëm për shkak të përgjegjësisë sociale që kapitalizmi në Britani shfaq- supermarketet kishin vendosur të ndalonin shitjen e pijeve energjike për fëmijët,
Qeveria britanike ka hyrë në procesin e vendimmarrjes për të ndaluar shitjen e pijeve energjike për fëmijët!

Prej majit të këtij viti, me një grup specialistësh kemi punuar për të hartuar një projektligj që bën të njëjtën gjë këtu, në Shqipëri: Ndalon shitjen e pijeve energjike kudo, për fëmijët deri në moshën 18 vjeç!

Do bëjmë edhe më shumë; Ndalimin e reklamës për to si dhe për pijet me sheqer të fabrikuar dhe me gaz!

Tani jemi gati me gjithçka; Projektligj dhe spjegimet e domosdoshme për qëllimin e tij!

Unë besoj se do të regjistroj iniciativën ligjore brenda këtij muaji.

Por dua mbështetje! E di që do preken interesa të mëdha, nga vetë kompanitë deri tek media që përfiton nga reklama e tyre!

https://www.instagram.com/p/BnOjdflACsD/?utm_source=ig_web_copy_link

/TheGuardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0