“Kualifikimet akademike do të merren në konsideratë dhe mbeten mjaft të rëndësishme kur kandidatët vlerësohen, por nuk do të veprojnë si një pengesë në punësim,” tha për Huffington Post Maggie Stilwell, partnere drejtuese pranë Ernst and Young.
Lexoni: Amazon paguan punonjësit e saj të trajnohen për punë në kompani të tjera
Me fjalë të tjera: Kompanitë do të punësojnë kandidatët përvoja dhe aftësia e të cilëve u përshtatet më së miri punës së kërkuar. Shumë prej këtyre kandidatëve të suksesshëm do të kenë diploma universitare, por disa prej tyre jo.
Google pranoi disa vite më parë se diplomat e kolegjit dhe rezultatet e testimit janë parashikues të pavlerë të performancës së mëvonshme të punës. Në IBM, ku rreth 15% e punonjësve të rinj në SHBA nuk kanë diploma universitare, CEO Ginni Rometty ka thënë se kurset profesionale dhe përvoja e mirë ofron trajnime më të përshtatshme për shumë pozicione të sektorit të teknologjisë sesa një diplomë kolegji.
Nuk është se diplomat e kolegjit janë të padobishme. Për shumë njerëz, universiteti është vendi ku fitojnë aftësi të ndryshme. Por automatikisht refuzimi i njerëzve që fitojnë të njëjtën njohuri përmes një rruge tjetër mund të jetë kundërproduktive.
Lexoni: Profesionet, mes pagesave më të larta dhe diplomave të universitetit
Sipas jush cili rast është më bindës për t’u punësuar: një i diplomuar kohët e fundit në shkencat kompjuterike apo ai që i ka fituar ato aftësi ndërsa po menaxhon edhe punësimin me orar të plotë? Ajo që një person di është më e rëndësishme se mënyra se si i ka mësuar.
burimi: QZ
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.