A ju pëlqen të shfaqeni një ditë në Times Square?! Bëhuni inxhinierë IT, ose ambasadorë për një zhvillim të rëndësishëm. Rina ia doli

A ju pëlqen të shfaqeni një ditë në Times Square?! Bëhuni inxhinierë IT, ose ambasadorë për një zhvillim të rëndësishëm. Rina ia doli


Kur e nxisnin vajzën të mësojë e të ketë rezultate të shkëqyera në mësime, prindërit e Rinës nuk do të kenë pasur për qëllim shfaqjen e saj në Times Square, si një model suksesi. Fundja shumë prindër të tjerë këmbëngulin në rezultate të mira në mësime.

Por, suksesi tek Rina Binxhiu lidhet me kombinin e një vajze me pasion për progres dhe prindërve që mes sakrificash nuk hoqën dorë në rrugëtimin e gjatë të mbështetjes në arsim.

Në një intervistë për BusinessMag Rina thotë se, “Edhe pse u rrita në kohë të vështirë për Kosovën, prioriteti i tyre ishte një e ardhme e mirë për mua dhe motrat, ku dhe pas orëve të gjata të punës, babai punonte me ne matematikë e fizikë. Amerika më është premtuar nga prindërit me kusht të suksesit në shkollë në Gjakovë, thotë ajo. Në moshën 16 vjeç shkon në Butte, Montana gjatë shkollës së mesme.

Pas rezultateve shumë të mira, shkolla e përzgjedh për ta përfaqësuar në “Christophorus Gymnasium Altensteig” në Gjermani.

U rikthye në Amerikë ku vazhdoi studimet në Univeristetin e Illinois në Chicago në degën Inxhinieri kompjuterike (Electrical and Computer Engineering).

E diplomuar në Maj të këtij viti, Rina punon sot në kompaninë Dell, si Inxhiniere sistemesh.

“Gjatë studimeve në UIC u bëra pjesë e organizatës SWE (society of Women engineers), ku së bashku takoheshim me vazja të shkollës fillore dhe të mesme për të bërë aktivitete të ndryshme të degëve të inxhinierisë, që vajzat ta shohin sa interesante është të bësh këtë punë. Po, ashtu kemi bërë aktivitete me femrat inxhinjere që kanë shumë vite në industri për të mësuar më shumë nga përvoja e tyre”.

Paraqitja e Rinës në Times Square ishte si përfaqësim i femrave inxhiniere në industri. “Më ftuan të jem një shembull për vajzat që dyshojnë se mund të kenë sukses në një industri të dominuar nga meshkujt”, thotë ajo.
Vitet e fundit, shumë vajza kanë treguar se kanë potencial në këtë drejtim.

Brigide Peposhi, një studente me rezultate shumë të mira në Inxhinieri Informatike, sapo mbaroi studimet në Shqipëri, u kërkua nga një prej kompanive më të njohura në Gjermani. Ajo sot punon atje.

Lexoni: Flet Brigite Peposhi. Inteligjenca artificiale mund të zgjidhë krimet

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0