Një studim i zhvilluar nga Businessmag.al tregon se më shumë se gjysma e shqiptarëve që përdorin smartphone kanë zgjedhur Samsung.
Prej pak më shumë se 20 vitesh tashmë, qytetarët e Republikës së Shqipërisë, kanë mundësinë të përdorin telefoninë mobile, duke bërë gradualisht kështu shkëputjen nga telefonia tradicionale fikse. Madje, në vitin 2008 kompanisë “Albtelekom” iu desh të krijonte kompaninë e saj të telefonisë mobile për t’u përshtatur me ndryshimet e tregut dhe për të shmangur falimentin. Në fund të vitit 2003, mbi 1 milion shqiptarë ishin abonentë të një prej kompanive të telefonisë celulare dhe kjo shifër ka ardhur vetëm në rritje.
Dikur thjesht të kishe një celular ishte një gjë shumë e madhe. Më pas të kishe celular me ekran me ngjyra, e më pas celular me “ekran me prekje”.
Sot?! Pjesa më e madhe, madje edhe moshat mbi 60 vjeç, kanë një smartphone dhe nuk është diçka aq e madhe sa dikur.
Smartphone-ët sa vjen e janë bërë më të lirë. Sot, me jo më shumë se 300 euro mund të blesh një cilësor. Madje shumë dyqane në Shqipëri ofrojnë edhe mundësinë e blerjes me këste, e cila automatikisht rrit shitjet.
Për të krijuar një pasqyrë më të saktë të kësaj, ju sjellim rezultatet e një ankete me mbi 650 përdorues të smartphone-ve që Businessmag.al bëri muajt e fundit.
Çfarë sistemi operativ përdorni?
Android: 70.6%
iOS: 28.7%
Windows Mobile: 0.6%
Çfarë marke është smartphone i juaj?
Samsung: 55.6%
Apple 30.8%
Huawei 2.3%
Xiaomi 2.3%
HTC 0.6%
Pixel 0.2
Lenovo 0.8%
ZTE 0.4%
LG 1%
Acer 0.2%
Doogee 0.6%
Nexus 0.2
Nokia 0.6%
Microsoft 0.2%
Motorola 0.6%
Sony 1%
Marka të tjera 2.3%
A i përmbush smartphone që posedoni kërkesat dhe nevojat tuaja?
Po 74.4%
Jo 2.1%
Pjesërisht 23.5%
Mendoni të ndërroni sistemin operativ në blerjen tuaj të radhës?
Po 15.1%
Jo 63.7%
Ndoshta 21.2%
A mendoni të ndërroni markën e smartphone-it tuaj në blerjen tuaj të radhës?
Po 21.4%
Jo 55.6%
Ndoshta 23.1%
Sa keni shpenzuar për blerjen e smartphone-it tuaj aktual?
Deri në 20.000 lekë 21.4%
Deri në 30.000 lekë 23.1%
Deri në 40.000 lekë 13.8%
Deri në 50.000 lekë 8.4%
Deri në 60.000 lekë 5.5%
Deri në 70.000 lekë 7.1%
Deri në 80.000 lekë 4%
Mbi 80.000 lekë 16.8%
Çfarë vlere preferoni të paguani për blerjen e smartphone-it tuaj të ri?
Deri në 20.000 lekë 11.3%
Deri në 30.000 lekë 21.2%
Deri në 40.000 lekë 15.9%
Deri në 50.000 lekë 14.7%
Deri në 60.000 lekë 9.2%
Deri në 70.000 lekë 9.2%
Deri në 80.000 lekë 6.3%
Mbi 80.000 lekë 12.2%
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.