Samsung do të lançojë telefonin e rrotullueshëm në 2025 me një ekran të madh fleksibël - Business Magazine Albania

Samsung do të lançojë telefonin e rrotullueshëm në 2025 me një ekran të madh fleksibël

Samsung do të lançojë telefonin e rrotullueshëm në 2025 me një ekran të madh fleksibël

Samsung ka zhvilluar një ekran fleksibël disa vite më parë, dhe vitin e kaluar nisën thashethemet se kompania po punonte për një smartphone me ekran të rrotullueshëm. Tani, një raport i ri sugjeron se Samsung mund të prezantojë këtë pajisje inovative në vitin 2025. Galaxy Fold 5G, telefoni i parë me ekran të palosshëm nga Samsung, u hodh në treg më shumë se pesë vite më parë, në shkurt 2019. Apple ende nuk ka arritur të konkurojë Samsung në këtë aspekt.

Nëse raporti është i saktë, Samsung mund të jetë duke planifikuar një hap të madh progresi, me një ekran që mund të rrotullohet brenda trupit të pajisjes. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se ende nuk ka një njoftim zyrtar nga kompania.

Paçkase nuk ka asnjë rrjedhje informacioni mbi teknologjinë e ekranit apo dizajnin e pajisjes nga vetë kompania, nëse lançimi do të ndodhë brenda vitit të ardhshëm, pritet që të dalin më shumë informacione për këtë telefon.

Si mund të duket telefoni i rrotullueshëm i Samsung?

Smartfoni më i avancuar i Samsung për momentin, Galaxy Z Fold 6, hapet si një libër, me një palosje në mes. Ndërkohë, Huawei Mate XT Ultimate, i lançuar së fundmi, është telefoni i parë në botë me ekran trefish të palosshëm, i cili arrin madhësinë 10.2 inç kur hapet.

Pritet që telefoni i rrotullueshëm i Samsung të ketë një ekran të madh prej 12.4 inç. Samsung e ka prezantuar një ekran të tillë gjatë aktivitetit SID Display Week të këtij viti. Ky ekran OLED, i quajtur Rollable Flex, është i përshtatshëm për smartphone, tabletë dhe pajisje të tjera celulare, duke u rrotulluar për t’u futur në një hapësirë më të vogël.

Lexo edhe: Telefoni i parë në botë me tre ekrane dhe dy palosje

Me këtë ekran të rrotullueshëm, telefoni i ri i Samsung nuk do të ketë nevojë për dy ekrane të ndara apo për një palosje në mes. Gjithashtu, thuhet se pajisja do të ketë një kamerë të fshehur nën ekran, një veçori që është prezantuar për herë të parë në serinë Galaxy Z Fold 3.

Me lançimin e këtij telefoni, Samsung mund të vendosë një standard të ri për telefonët e ardhshëm dhe të mbetet lider në teknologjinë e ekraneve të palosshme dhe të rrotullueshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0