Tatimet biznesit: përditësoni të dhënat, shmangni kontrollet tatimore

Tatimet biznesit: përditësoni të dhënat, shmangni kontrollet tatimore


Një nga faktorët pse tatimorët mund të trokasin në derën e biznesit tuaj, është se nuk keni paguar detyrimet në kohë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kërkon sipërmarrjeve të përditësojnë të dhënat e aktivitetit ekonomik që ushtojnë.

“Është e rëndësishme që këto të dhëna të jenë sa më të sakta, pasi vetëm në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që të përzgjidheni gabimisht nga analiza e riskut”, thuhet në njoftim. Administrata Tatimore, përdor analizën e riskut për të identifikuar tatimpaguesit e parregullt, duke i bërë ata në këtë mënyrë objekt të kontrolleve të thelluara tatimore. Kjo shoqërohet me kosto, jo vetëm për administratën, por edhe për vetë tatimpaguesit.

DPT, sjellë në vëmendje, se çdo përpjekje për të përmbushur vullnetarisht detyrimet ligjore, sa i takon deklarimit dhe pagesës në kohën e duhur, i klasifikon tatimpaguesit si të rregullt dhe nuk i bën ata objekt të kontrolleve të thelluara tatimore.

Përditësimi i të dhënave bëhet pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0