Merrni përsipër rrezikun? Ja çfarë duhet të keni parasysh

Merrni përsipër rrezikun? Ja çfarë duhet të keni parasysh


Përktheu Adela Saliaj

Në një farë mënyre, çdo sipërmarrës merr rreziqe. Fillimi i biznesit tuaj kërkon guxim dhe bindje. Por sa guxim është i nevojshem varet nga individi dhe mundësia e biznesit. Disa sipërmarrës fitojnë pa bërë asgjë. Shumica vendosin baste mbi pritshmëritë.

Në varësi se sa gjasa ka që gjërat të shkojnë sipas planit, asaj që është në rrezik dhe çfarë humbje mund të përballoni, një vendim i rrezikshëm mund të rrëshqasë lehtësisht në një territor të pamatur. Përveç vlerësimit të vendimeve rast pas rasti, sipërmarrësit duhet të marrin një moment për të menduar për veten dhe nivelin e përgjithshëm të tyre të rehatisë dhe sigurisë. Merrni parasysh këto pesë fusha:

Financat tuaja.

Ted Bilich, themelues dhe CEO i Alternativave të Rrezikut, thotë se toleranca e rrezikut të sipërmarrësit nuk është vetëm një funksion i preferencave të tij të natyrshme. Ju duhet të keni gjithmonë parasysh financat tuaja dhe të keni një as nën mëngë, nëse një vendim shkon keq.

Lexoni: 4 strategji për të patur një balancë mes karrierës dhe familjes

“Askush nuk është një ishull,” thotë Bilich, konsulent i menaxhimit të rrezikut dhe përmirësimit të procesit. Mendoni për familjen, punonjësit dhe palët e tjera të interesit. Në përgjithësi, a jeni të gatshëm të merrni përsipër rreziqet që mund të ndikojnë negativisht në karrierën ose të ardhurat tuaja?

Sa i madh eshte rreziku me te cilin perballeni.

Hapi i parë në menaxhimin e rrezikut është një inventar i rrezikut, katalogimi ku ju aktualisht hasni pasiguri dhe çfarë rreziqesh mbajnë vendime të pashmangshme. Auditimi mund të tregojë problemet. Për shembull, mund të gjendesh përballë mundësisë për të ndërrmarrë hapa të vegjël të sigurt apo të bësh zgjedhje të guximshme.

“Nëse nuk njihni rreziqet tuaja aktuale, ju nuk keni një bazë për të vendosur kapacitetin tuaj në rrezik shtesë”, thotë Bilich.

Këshilla të mira.

Bilich vëren se “sipërmarrësit kanë nevojë për borde të sinqerta”. Nëse keni një rrjet të fortë mbështetjeje, është më e lehtë për të marrë rreziqe, sepse ju mund të drejtoheni nga burimet tuaja.

Paragjykim.

Disa njerëz priren të jenë pesimistë me parashikimet e tyre, ndërsa të tjerët janë tepër të sigurt. Bilich thotë se ju duhet të identifikoni lenten përmes së cilës, ju shihni situatën për të kuptuar se si u qaseni vendimeve.

Për shembull, nëse tenton të jesh tepër optimist, e kuptob se mund të hedhesh një hap prapa dhe të rivlerësosh një mundësi potenciale biznesi ose të kërkosh një mendim të dytë. Anasjelltas, një pikëpamje pesimiste mund të bëjë që të perceptosh vendimet si më të rrezikshme nga sa jane në të vërtetë, duke ju lënë mundësi.

Lexoni: Strategjia që ndoqi Polina për të ndërtuar një kompani me vlerë 100 milionë $

Faktori i “gjumit të natës”.

Alexander Lowry, drejtor i programit të Analizës Financiare të Gordon College, e quan këtë “faktor i gjumit gjatë natës”. Nëse diçka që po shqyrton do të prishë gjumin tuaj, mund të mos jetë zgjedhja më e mirë, paralajmëron ai. Mendoni me më shumë kujdes.

Të menduarit e këtyre pyetjeve duhet t’ju ndihmojë të kuptoni sa më mirë rreziqet që ju kanosen në vendimmarrjen tuaj:

Cila është e keqja me e madhe që mund të ndodhë?

A mund të përballohet ajo?

Cila është përmbysja e mundshme?

Çfarë ndodh nëse nuk e shfrytëzoj këtë shans?

Çfarë do të mësoni nga kjo përvojë?

Nëse pas vlerësimit të pesë zonave të mësipërme ju përcaktoni se nuk jeni në pozicion të mirë, rishikoni qasjen tuaj ndaj vendimmarrjes. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të marrësh rreziqe dhe, natyrisht, të bësh gabime. Vetëm sigurohu që të vlerësosh çdo vendim në baza individuale. Duke analizuar rreziqet, do të jesh më i pajisur për të shmangur marrjen e vendimeve që do të ndikojnë negativisht në biznesin tënd, punonjësit dhe të dashurit tuaj, ose shëndetin tuaj.

Burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0