Strategjia që ndoqi Polina për të ndërtuar një kompani me vlerë 100 milionë $ - Business Magazine Albania

Strategjia që ndoqi Polina për të ndërtuar një kompani me vlerë 100 milionë $


Në vitin 1990, Polina Raygorodskaya dhe familja e saj u larguan nga Rusia Komuniste, duke arritur në zonën e Bostonit për një vizë refugjatësh. “Ndihesha si një e huaj,” thotë Raygorodskaya, e cila pavarësisht se ishte gjysmë hebre dhe mezi mund të fliste anglisht, u bashkua me një kor në kishën katolike lokale, duke shpresuar që të bëhej pjesë e komunitetit.

Lexoni: Historia e emigrantit shqiptar që zotëron një nga sipërmarrjet më të suksesshme në Amerikë

Që atëherë, Raygorodskaya ka zbuluar virtytet e përshtatjes, me një karrierë që përfshin modën, komunikimin dhe tani teknologjinë e transportit. Në moshën 16-vjeçare, ajo tërhoqi vëmendjen e një agjencie modelimi dhe filloi të shfaqej në reklama dhe të dilte në pasarelat e New York Fashion Week. Pastaj, në moshën 19 vjeçare, duke studiuar sipërmarrjen në Kolegjin Babson, dizajnerët e modës kërkuan ndihmën e saj në reklamim dhe ajo nisi një kompani për marrëdhënie me publikun.

Kur një ide e re biznesi erdhi tek ajo në mesin e të 20-tave, Raygorodskaya vendosi se ishte koha për të bërë më të mirën në karrierën e saj. Kompania Wanderu ishte një zgjidhje teknologjike për një problem të industrisë së transportit gjatë një kohe të gjatë. Raygorodskaya shpesh merrte trena dhe autobusë në të gjithë verilindjen për t’u takuar me klientët e saj, por nuk kishte një faqe interneti të vetme ku mund të kuptonin rrugët më të lira dhe më efikase duke përdorur mënyra të ndryshme transporti dhe pastaj të blinte biletat përkatëse. Çdo agjenci transporti kishte sistemin e vet të biletave dhe nuk kishte një vend grumbullimi si Kayak për trena dhe autobusë. “Ju mund të gjeni çdo gjë në internet, por nuk mund të shkoni nga pika A në pikën B duke përdorur transportin jo ajror,” thotë Raygorodskaya, e cila tashmë është 31 vjeç.

Në vitin 2013, dy vjet pas themelimit të kompanisë me bazë në Boston, ajo nisi platformën Wanderu. Wanderu u ndihmon udhëtarëve të përcaktojnë përshtajten më të mirë të transportit në një destinacion të veçantë duke përdorur një kombinim të autobusëve, trenave dhe tragetëve. Pastaj ofron mundësi për të zgjedhur mënyrat e transportit dhe merr një përqindje të shitjeve të biletave.

Lexoni: Historia frymëzuese e adoleshentit, i cili sot ka kompaninë e tij që vlen miliona dollarë

Deri më tani startupi, i bashkë-themeluar me COO Igor Bratnikov, një emigrant i Raygorodskaya, të cilët u takuan kur ishin adoleshentë në një program pas shkolle në gjuhën ruse, ka realizuar më shumë se 1 miliard dollarë në shitjen e biletave partnere dhe tani gjeneron mbi 100 milionë dollarë të ardhura vjetore. “Ajo ndërmori disa udhëtime me distancë të largët dhe u kthye me një ide dhe një ekip që mund të zgjidhte problemin që unë nuk mund ta zgjidhja,” thotë Craig Lentzsch, ish-CEO i Greyhound të autobusëve dhe një investitor i Wanderu.

Në ditët e para të startup-it, Raygorodskaya nuk mundi t’i bindte kompanitë e tranzitit që ta merrnin seriozisht. Që biznesi të funksiononte, ajo duhej të bashkohej me qindra kompani transporti, shumica e të cilave nuk donin të paraqiteshin në të njëjtën platformë si konkurrenca e tyre. Rayōgorodskaya mori Lentzsch për ndihmë. Ai ra dakord të bëhej këshilltar, por i tha asaj se para se të investonte, së pari do të duhej t’i provonte se ajo mund të rekrutonte transportuesit.

Raygorodskaya u përpoq të takonte kompanitë e autobusëve dhe trenave, por “përpjekja për të kapërcyer nivelet e burokracisë ishte e pamundur,” thotë ajo. Pra, ajo u kthye në një strategji që kishte mësuar gjatë ditëve të saj në fushën e modës. Ajo kërkoi të shfaqë CEO-të në blogun e saj. “Sapo t’u thoni se doni t’i intervistoni, ata do të flasin,” thotë ajo. Këto biseda çuan në marrëveshje me disa transportuesë rajonalë.

Megjithatë, sfida teknike ishte aq e madhe saqë në fund të vitit 2014, Raygorodskaya-ës po i mbaronin paratë. Financimi i marrë ishte përdorur për të ndërtuar vetë autobusin e palës së tretë të Wanderu dhe për të formuar sistemin e të dhënave të transportuesit, një të ngjashëm me atë që industria ajrore tashmë kishte. Por të dhënat e autobusit ishin shumë më të komplikuara. Ndërsa linjat ajrore udhëtojnë brenda aeroporteve të njëjta, të cilat përdorin kodet standarde të transportit, autobusët shkojnë në dhjetra vende nëpër qytete të ndryshme dhe kodet që përdorin ndryshojnë nga operatori. Më pas, në muajin nëntor të vitit 2014, pas disa muajsh përpjekjesh për të mbledhur 5.6 milionë dollarë në financim – dhe duke pasur parasysh shkurtimet e pagave – Raygorodskaya ishte në gjendje të mbyllte investimet, duke i mësuar asaj një mësim: të jepnin përparësi duke gjeneruar një përfitim.

Lexoni: Bioferma Rramilli, një histori suksesi në fshatin e vogël të Likeshit

Në një të Hënë me lagështirë në gusht, Raygorodskaya mbledh stafin e saj prej 28-anëtarësh. Që nga viti i pasigurtë i 2014, Wanderu është zgjeruar në të gjithë Amerikën e Veriut dhe në Europë, me më shumë se 300 autobusë, tragetë dhe partnerë trenash, përfshirë Amtrakun. Gjatë vitit të kaluar, ajo është futur më afër terrenit të Expedia dhe Kayak, duke bashkëpunuar me ofruesin e të dhënave Skyscanner për rezervimet e linjave ajrore. Raygorodskaya, e cila ishte ftuar në ishullin Necker të Richard Branson disa vite më parë, i është premtuar një investim kapitali nga ana e manjatit. Por tani për tani, lajmi i saj më i rëndësishëm është ai që i zbulon stafit: “Ne tashmë po marrim përfitime,” thotë ajo.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0