8 fakte që e bëjnë Estoninë vendin më të mirë në botë - Business Magazine Albania

8 fakte që e bëjnë Estoninë vendin më të mirë në botë

~6 minuta lexim


Estonia është një vend i vogël në detin Balltik me një popullsi prej vetëm 1.3 milionë banorësh. Përkundër popullsisë së tij të vogël, ky vend mund të quhet një nga më inovativët në botë.

BusinessMag në këtë artikull do ju tregojë pse Estonia mund të quhet vendi i vërtetë i së ardhmes.

Lexoni: Si po e udhëheq Estonia rrugën drejt së ardhmes dixhitale?

Programim në shkollë

Në vitin 2012 Estonia filloi një projekt pilot për t’u mësuar fëmijëve programim kompjuterik nga klasat 1 deri në 12. 20 shkolla marrin pjesë në këtë projekt. Nga mosha 6 vjeçare, fëmijët fillojnë të mësojnë matematikën dhe logjikën për të aplikuar njohuritë e tyre në një mjedis të programimit vizual.

Pasaportat elektronike

Që nga viti 2002, Estonia filloi të shpërndajë ID elektronike. Ato duken si një kartë identiteti dhe verifikojnë identitetin individual në mjedise reale dhe dixhitale. Ka informacione për qytetarin e ndërtuar në çipin e tij dhe një nënshkrim elektronik, i cili është ligjërisht i barabartë me atë manual. Dikush mund të bashkëngjisë dokumente të ndryshme në kartë dhe kur udhëton brenda BE-së, punon si pasaportë gjithashtu.

Votimi nga shtëpia

Që nga viti 2005, kur zgjedhjet elektorale u zhvilluan në Estoni, qytetarët e vendit kanë mundur të votojnë për një kandidat ose një tjetër nëpërmjet internetit duke verifikuar identitetin e tyre me një nënshkrim elektronik nga karta e tyre e identitetit. Estonia ishte vendi i parë që krijoi një sistem votimi elektronik për zgjedhjet parlamentare në vitin 2007. Gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian, 31% e estonezëve votuan përmes këtij sistemi.

Transporti publik falas

Në vitin 2013, Tallinn u bë qyteti i parë në botë ku i gjithë transporti publik u bë falas për të gjithë. Autoritetet erdhën me këtë zgjidhje që qytetarët të linin makinat e tyre dhe të lëviznin me autobusë dhe trolejbus. Para vendimit për transport falas, u mbajt një referendum ku 3/4 e popullsisë së qytetit votuan për transport publik falas. Një vit më vonë, autoritetet e Tallinn njoftuan se për shkak të programit, intensiteti i trafikut në rrugët kryesore të qytetit u zvogëlua ndjeshëm.

Lexoni: Estonia, transport publik falas për të gjithë banorët

Vendi i Startup-eve

Sipas të dhënave të fundit, Estonia renditet e treta në Europë përsa i përket numrit të lartë të sipërmarrjeve të reja për frymë: janë 31 startup-e për 100,000 banorë.

Vendi krijoi kushte të favorshme për fillimin e startup-ve. Regjistrimi për një biznes të ri zgjat vetëm 15 minuta dhe nuk ka asnjë tatim mbi të ardhurat.

Interneti është i disponueshëm kudo

A mund të imagjinoni lidhjen me internetin ndërsa jeni thellë në pyll? Është e mundur në Estoni. Ju mund të lidheni me Wi-Fi falas në shumicën e hoteleve dhe vendeve publike si parqe, rrugica, kafene, restorante, stacione hekurudhore, aeroporte, madje edhe plazhe.

Çdokush mund të bëhet banor i Estonisë

Çdokush mund të bëhet një e-banor i Estonisë pa shumë përpjekje. Kjo i ofron të tjerëve mundësinë për të hapur një biznes atje pa vizituar vendin, për të menaxhuar kompaninë tuaj gjatë udhëtimit, për të nënshkruar dokumentet tuaja dhe për të deklaruar taksat. E gjitha që ju duhet të bëni është të aplikoni në internet. Vendbanimi elektronik është veçanërisht i favorshëm për biznesmenët.

Ata biznesmenë që jetojnë jashtë BE-së fitojnë një mundësi të madhe për të krijuar biznese të reja në Estoni dhe hapin rrugën drejt BE-së.

Lexoni: e-Estonia: Shteti Europian ku qeveria sillet si një Startup

Kursehet shumë kohë falë teknologjisë

Sot në Estoni ka 4,000 lloje shërbimesh elektronike – nga deklarimi i taksave tek kërkesa për shpyllëzim. Në rreth 20 minuta, çdo Estonian mund të hapë një kompani të re me kartën e tyre të identitetit dhe në sajë të këtij sistemi, njerëzit nuk kanë nevojë të presin në radhë, të mbledhin dokumente, firma ose vula. Ata mund ta kalojnë këtë kohë të kursyer me familjen dhe të dashurit e tyre.

burimi: BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0