Kur është momenti i duhur për t’u larguar nga puna?

Kur është momenti i duhur për t’u larguar nga puna?


Të largohesh nga puna, sidomos kur nuk keni gjetur një punë tjetër me kohë të plotë, mund të jetë diçka e tmerrshme.

Por ka shumë arsye të forta për ta bërë këtë gjithsesi: Ju ndiheni shumë keq çdo mbrëmje të dielën. Ju nuk mendoni se ka vend për t’u rritur. Vlerat tuaja personale nuk përputhen me kompaninë ku punoni.

Megjithatë, ekziston një tjetër arsye më praktike për të çliruar veten nga një punë që ju urreni. Nëse ka arritur një pikë ku ju nuk po e bëni siç duhet punën atëherë ka ardhur koha për t’u larguar.

Kjo sipas Toni Thompson, kreu i talenteve dhe burimeve njerëzore për The Muse, një site mjaft i njohur për kërkimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e karrierës. Thompson ka kaluar 11 vjet duke punuar në burimet njerëzore.

Lexoni: 5 Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të kërkoni një punë të re

Thompson shpjegon se çfarë ndodh shpesh: “Ju filloni ta bëni punën keq, sepse jeni kaq të zemëruar dhe të frustruar me situatën tuaj.”

Ja pse kjo sjellje duhet t’ju shqetësojë. Thompson thekson se ju patjetër nuk duhet të qëndroni në një punë “ku jeni plotësisht të aftë dhe në rolin e duhur dhe keni bërë një punë të mrekullueshme, por nuk jeni vlerësuar” ose “papritmas nuk jeni duke bërë një punë të mirë dhe jeni bërë një punonjës i keq, sepse jeni të frustruar.”

“Në këtë pikë, ndoshta është më mirë të lëvizësh, në mënyrë që ata të kenë një kujtim të mirë për ty.”

Ju kurrë nuk mund ta dini nëse në të ardhmen mund t’ju bjerë rasti të takoni ndonjë koleg apo shef që keni pasur dikur apo nëse ju duhet ndonjë referencë nga ata. Në këtë mënyrë ju duhet të largoheni pa shkaktuar ndonjë incident që mund t’ju dëmtojë në të ardhmen, pasi nëse shkoni deri në pikën ku punëdhënësi juaj dëshiron që ju të largoheni është shumë më keq.

/weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0