Snapchat shfaq probleme për disa përdorues për herë të dytë brenda dy javëve

Snapchat shfaq probleme për disa përdorues për herë të dytë brenda dy javëve


Problemet nuk kanë fund me aplikacionet e rrjeteve sociale, pas problemit të Instagram këtë herë vjen Snapchat. Aplikacioni për ndarjen e fotove po përjeton probleme teknike për herë të dytë brenda dy javëve, pasi shumë përdorues raportuan të martën se nuk mund të lidheshin me serverat apo të dërgonin mesazhe përmes aplikacionit.

Lexoni: Bie Instagram, rrjeti social me probleme

Snap Inc. konfirmoi problemin me aplikacionin në Twitter dhe tha se ata janë “duke punuar për ta rregulluar.”

BusinessMag më poshtë ju tregon tweet e plotë:

Shumë Snapchatters kanë probleme me përdorimin e aplikacionit, si dhe faqen tonë të suportit. Ne jemi duke punuar me një partner për ta rregulluar! Ndërkohë, ju rekomandojmë që të qëndroni të regjistruar.

DownDetector.com thotë se përdoruesit filluan të raportonin çështjet rreth orës 3:18 të pasdites dhe problemet më të shpeshta që raportohen janë “app won’t log in or connect to server (34%),” “Sending snaps (33%),” dhe “App doesn’t start or crashes (31%).”

Ndërprerja vjen vetëm disa ditë pas sulmit të Snapchat javën e kaluar kur aplikacioni u rrëzua për orë të tëra më 11 korrik dhe pas një rënieje të ngadaltë të popullaritetit të aplikacionit në muajt e fundit.

Disa përdorues përdorën Twitter për të shprehur zhgënjimin mbi vështirësitë e fundit teknike që po ndodhin me përdorimin e Snapchat.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0