Mdefend, teknologjia që mbron pajisjet mjekësore nga sulmet informatike

Mdefend, teknologjia që mbron pajisjet mjekësore nga sulmet informatike


Pajisjet mjekësore janë ndër burimet më të dobëta në sistemin e rrjetit spitalor, si dhe janë ndër më të rëndësishmet pasi ato përmbajnë të dhëna të vlefshme për pacientët. Këto pajisje janë bërë pjesë integrale e rrjeteve kompjuterike të spitaleve, por nuk janë të monitoruara dhe mbeten të pambrojtura.

Për shembull, makinat me rreze X, defibrilatorët dhe pajisjet e tjera mjekësore elektronike sigurisht që janë teknologji që kursjnë jetën, por mund të hakerohen lehtë nëse nuk mbrohen. Një ‘dhunim’ i pajisjeve mjekësore ndikon në vazhdimësinë e biznesit, reputacionin e korporatës dhe sigurinë e pacientit.

Kompania CyberMDX ka siguruar një zgjidhje në fushën e sigurisë informatike mjekësore përmes  Mdefend, një teknologji që kombinon kërkimet dhe njohuritë për sulmet kibernetike dhe dobësitë e pajisjeve mjekësore me Inteligjencën Artificiale.

Lexoni: Kanceri në pankreas që i solli vdekjen Steve Jobs, mjekët izraelitë gjejnë zgjidhjen

Zgjidhja e sigurisë informatike mbron pajisjet mjekësore duke u lejuar atyre të veprojnë vazhdimisht dhe për të siguruar pacientët dhe të dhënat.

Mdefend nuk është një teknologji invazive, ai menaxhon rrezikun si dhe parandalimin dhe zbulimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e’Internet of Medical Things (IoMT).

Drejtori i Përgjithshëm i CyberMDX, Amir Magner, siç raportohet nga portali izraelit “Globes.co.il”, tha: “Rritja e përshpejtuar e pajisjeve mjekësore të lidhura paraqet sfida të jashtëzakonshme për sigurinë e rrjetit spitalor. Disa sulme kibernetike që kanë ndodhur kanë treguar sfidat dhe situatat me rrezik të lartë për të cilat spitalet janë të ekspozuara. Siguria kompjuterike për pajisjet mjekësore është një domosdoshmëri absolute për të lejuar spitalet të përqendrohen në misionin e tyre primar që është për të shëruar dhe shpëtuar jetën”.

Lexoni: A po jetojmë shëndetshëm?! Sëmundjet e gjakut dhe kanceri rrisin 4% numrin e vdekjeve në 2017

Joey Johnson, këshilltar i CyberMDX, shpjegoi: “Teknologjia i lejon përdoruesit të dijnë se cilat pajisje mjekësore janë në rrjet, cilat janë të lidhura dhe cili është niveli i rrezikut për çdo aset të lidhur. Kjo jo vetëm ndihmon në mbrojtjen e rrjetit spitalor, por gjithashtu ndihmon të kurseni kohë dhe para”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0