Këto njoftime të grupuara, do t’jua bëjnë më të lehtë menaxhimin e një numri të madh njoftimesh tha zëvendës presidenti i inxhinerisë së softuerit Craig Federighi.
“Njoftimet grupohen jo vetëm nga aplikacioni, por gjithashtu nga tema,” tha Federighi.
Me fjalë të tjera, të gjitha njoftimet tuaja, do të grupohen së bashku në varësi të aplikacionit nga vijnë, duke mos e ngakuar kështu ekranin e telefonit tuaj.
Njoftimet e grupuara mund të tingëllojnë të dëgjuara për disa përdorues të Android; një funksion i ngjashëm është i pranishëm në Android prej disa kohësh.
Megjithatë fansat e iPhone duken shumë të entuziasmuar:
Grouped notifications! FINALLY! pic.twitter.com/Y7j9Ap0oZU
— Cody Crouch (@iTwe4kz) June 4, 2018
/BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
