Ndërtimi i Gazsjellësit TAP, ka arritur në një nga pikat e tij më komplekse për nga ana teknike. Punimet për hapjen e gjurmës po zhvillohen në Qafën e Martës (që lidh krahinën e Skraparit me atë të Korçës) në lartësi mbi 2,100 metër mbi nivelin e detit.
Sipas burimeve zyrtare të TAP, kjo është pika më e lartë e të gjithë gazjellësit, nga kufiri turko-grek e deri në Itali.
Ju mund të lexoni edhe: Shoqëri e përbashkët për mirëmbajtjen e TAP dhe shtrirjen e rrjetit gazsjellës në Shqipëri
Muajt e fundit, punimet kanë shënuar momente të rëndësishme për ndërtimin e gazsjellësit.
Në maj, Kontraktori i TAP, Spiecapag dhe nënkontraktori Bessac, arritën ta përmbyllnin fazën e ndërtimit të mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara pa incidente. Mikro-tuneli u ndërtua duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Përfundimi i të gjitha punimeve për mikro-tunelin pritet të ndodhë gjatë verës.
Mikro-tuneli i Çorovodës është i përbërë nga tuneli lindor me gjatësi 560 metra, tashmë i përfunduar, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra. Gjatësia totale e mikro-tunelit do të jetë 1.5 km, ka diametër 1.8 metra dhe shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.
Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 1’800 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto