Këtë të mërkurë në pikat e këmbimit valutor Euro ka zbritur nën 128 lekë, duke u këmbyer me 127.2 lekë në blerje nga agjensitë dhe duke u shitur me 128 lekë.
Krahasuar me fillimin e javës, Euro shënoi rënie të ndjeshme, ndërsa muajt e fundit është luhatur mes 128-129 lekëve.
Ndërsa nuk ka një përgjigje të qartë për këtë zhvlerësim, në këtë rast përjashtohen efektet sezonale. Fillimi i sezonit veror pritet të shtojë presionin për të zhvlerësuar euron.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.