Mënyra narrative është më e efektive se Power Point. Kjo është një kulturë e re që aplikohet në takimet e Amazon. Në vend që të lexojnë pikat e përcaktuara në slidet e Power Point, të gjithë ulen në qetësi për rreth 30 minuta për të lexuar një “përmbledhje gjashtë-faqëshe të strukturuar me fjali të vërteta, tituj kryesor, folje dhe emra”.
Lexoni: Punonjësit në “Nike” pushohen nga puna me një prezantim në PowerPoint
Pasi kanë përfunduar leximin, ata diskutojnë rreth temës. “Kjo është një formë më e mirë sesa një prezantim tipik në Power Point, për shumë arsye,” shton Bezos.
Ja përse:
- Truri ynë është i përshtatur për rrëfime.
Historitë mund të mos kenë patur ndonjë rëndësi të madhe për mbijetesën tonë si qenie siç është ushqimi për shembull, por prapë i afrohet.
Antropologët tregojnë se kur njerëzit fituan kontrollin ndaj zjarrit, kjo shënoi një arritje të madhe në zhvillimin e njerëzimit. Paraardhësit tanë filluan ta gatuanin ushqimin, dhe kjo ishte një plus. Gjithashtu, zjarri kishte një benefit të dytë. Njerëzit mblidheshin përreth zjarrit duke rrëfyer histori. Këto histori shërbenin si udhëzime, paralajmërime dhe fymëzim.
Eksperimentet e shumë neuroshkencëtarëve, vërtetojnë atë që e kemi ditur për shumë shekuj: Truri i njeriut është i lindur për histori. Ne flasim duke rrëfyer, ne e perceptojmë botën e mënyrë përshkruese, dhe më e rëndësishmja për lidershipin, njerëzit e kujtojnë dhe e ruajnë më mirë informacionin kur prezantohet në formën e një historie, dhe jo si një listë me pika.
- Tregimet janë bindëse.
Aristoteli është babai i bindjes. Më shumë se 2,000 vite më parë ai zbuloi tre elementët që duhet të kenë të gjithë argumentet bindës, për të qenë efektivë. Ato janë: etos, logos dhe patos. Etos është karakteri dhe besueshmëria. Logos është logjika, një argument duhet të apelojë për arsyen. Por etosi dhe logosi janë të pavend në mungesë të patos-it (emocionit).
Lexoni: Si lindi emri Amazon?
Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se emocionet janë mënyra më e shpejtë për të prekur trurin. Me fjalë të tjera, nëse do që idetë e tua të përhapen, tregimi është mjeti më i mirë që kemi për të kaluar idetë tona te një person tjetër.
Amazon përdor shumë mënyra për të matur suksesin. “Kam vënë re se kur anekdotat dhe standardet nuk pajtohen, anekdotat zakonisht kanë të drejtë”, tha ai.
Bezos mendon se logjika (të dhënat) duhet të lidhet me patosin (rrëfimet) për të qenë i suksesshëm.
3. Pikat e renditura janë mënyra më pak efektive për të ndarë idetë.
Asnjë nga Ceo-t më të njohur nuk e përdor prezantimin me pika të renditura, as Jeff Bezos, Elon Musk, Richard Branson apo shumica e folësve motivues botëror.
Pikat nuk frymëzojnë. Historitë po.
Truri nuk është i ndërtuar për të ruajtur informacion përmes disa pikave që përmban një slide. Neuroshkencëtarët tregojnë se ne i kujtojmë më mirë gjërat kur shohim foto të një objekti apo teme sesa kur lexojmë një tekst në ekran.
Pjesa vizuale është shumë më e fuqishme se një tekst. Kështu që nëse zgjidhni të përdorni slide, atëherë plotësoji ato me më shumë foto sesa fjalë… dhe mos përdorni pika. Asnjëherë.
Historitë informojnë, sqarojnë dhe frymëzojnë.
/INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.