Punonjësit në Nike pushohen nga puna me një prezantim në PowerPoint

Punonjësit në “Nike” pushohen nga puna me një prezantim në PowerPoint


Kemi dëgjuar të pushohen me mesazhe në telefon, email, tweet dhe metoda të tjera tipike shqiptare. Por të mësosh se ke humbur vendin e punës nga një prezantim me PowerPoint, kjo po që është e re.

Një histori e botuar në “New York Times” ka raportuar raste të panumërta të seksizmit dhe diskriminimit gjinor në “Nike”.

Julie Creswell i “Times”, Kevin Draper dhe Rachel Abrams kërkuan më thellë për kulturën e punës të “Nike”, në intervistat me 50 punonjës aktual dhe të mëparshëm.

Një histori që erdhi nga këto intervista ishte një shpjegim se si punonjësit e “Nike” u pushuan në verën e vitit 2016. “Nike” vendosi në atë kohë të ndalonte prodhimin e pajisjeve të golfit. Sipas “The Times”, punonjësit në divizionin e pajisjeve të golfit u njoftuan për një takim të departamentit.

Emrat e tyre u transmetuan pastaj në një ekran të madh, të ndara në dhoma të ndryshme ku çdo punonjës duhet të shkonte. Disa prej tyre u pushuan nga puna, thotë një burim për “The Times”. “Kjo metodë i la punonjësit me përshtypjen se po pushoheshin nëpërmjet prezantimit me PowerPoint,” sipas “The Times”.

Zëdhënësi Kejuan Wilkins, i cili u citua gjatë artikullit, tha se situata ishte “më e ndryshe nga çfarë dukej”.

“Kjo nuk është një praktikë normale për ne,” tha ai. “Ne përpiqemi shumë që të trajtojmë çdo punonjës në mënyrë shumë të përshtatshme.”

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0