Çfarë po bën Silicon Valley që njerëzit të jetojnë më gjatë?

Çfarë po bën Silicon Valley që njerëzit të jetojnë më gjatë?


Peter Diamandis është një inxhinier, mjek dhe sipërmarrës. Ai njihet si themelues i Fondacionit XPRIZE. Ai është gjithashtu bashkë-themelues i Celularity dhe Human Longevity, Inc. Këto kompani punojnë për të rritur jetëgjatësinë e njeriut.

Një kompani e quajtur Human Longevity Inc ka një shërbim të quajtur Bërthama Shëndetësore (Health Nucleus). Çdokush që shkon në ambjentet e Health Nucleus bën një kontroll të genve të ADN-së. Kompania mbledh 150 Gb të dhëna, i përpunon me anë të machine learning dhe qëllimi i tyre është që të zbulojnë nëse po ndodh diçka me organizimin tuaj që ju duhet ta dini. Ne të gjithë kemi probleme, por e rëndësishme është që të gjendet në fazën zero ose fazën e parë, kur mund të kurohet menjëherë.

Trajtimet që vijnë në të ardhmen e afërt do të jenë trajtimet me anë të qelizave burimore. Këto qeliza janë të afta për të kuruar sëmundjet autoimune dhe sëmundje të tjera. Është pikërisht placenta e njeriut, e cila hidhet për 99.999% të kohës në plehëra, burimi më i pasur dhe më i bollshëm i qelizave burimore.

Këto qeliza janë të privilegjuara imunologjikisht dhe kjo do të thotë që ju mund t’ua jepni këto qeliza burimore nga një placentë e vetme qindra apo edhe mijëra individëve.

Tashmë ka plot trajtime të tjera që janë në vazhdim e sipër. Keni dëgjuar për eksperimentet e reja të gjakut që ndodhin në Silicon Valley, ku ju transfuzoni gjakun e një personi të ri tek një person i moshuar. Ekziston një molekulë e quajtur GDF11 që duket të jetë molekula që është përgjegjëse për këtë efekt rinovimi. Elevian është duke e komercializuar këtë molekulë të veçantë.

Kompani të tjera si Unity Biosciences po punojnë për gjetjen e qelizave të dëmshme në trupin tuaj dhe shkatërrimin e tyre, në mënyrë që të ndalohet rritja e tyre dhe të mos kthehen në kancerogjene. Por kur këto qeliza fillojnë të bëhen inflamatore, mund të dëmtojnë trupin tuaj. Dhe kështu Unity Biosciences po punon për mënyrën se si i gjen dhe i asgjeson ato, duke bërë që qelizat burimore të kenë më shumë hapësirë që të rritin inde të reja dhe të shëndetshme.

Këto trajtime do të vijnë online për t’ju ndihmuar të rrisni jetëgjatësinë tuaj, por përsëri këshillohet që ju të hani mirë, të flini mjafueshëm dhe të bëni stërvitje.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0