3 sipërmarrës shqiptarë bëhen pjesë e programit YTILI 2018

3 sipërmarrës shqiptarë bëhen pjesë e programit YTILI 2018


Departamenti i Shtetit dhe Fondi Gjerman Marshall shpallën fituesit e programit YTILI për vitin 2018! Keti Gjipali dhe Pezana Rexha dy sipërmarrëset nga Shqipëria, janë midis finalistëve!

Programi i ‘Iniciativës së Liderëve të Inovacionit Transatlantik’ (YTILI) mbështetet në zbatimin e tij nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara (GMF).

YTILI mbledh sipërmarrës në rinj europianë në Shtetet e Bashkuara, për një program të plotë shkëmbimi, dialogu dhe udhëheqjeje nga mentorë që nxisin aspiratat sipërmarrëse.

Ideja është të mblidhen rreth 100 sipërmarrës nga Europa nga rreth 50 vende në USA dhe ti ndihmojnë ata të ndërtojnë rrjetin e tyre të kontakteve me Europën dhe Amerikën dhe të eksplorojnë tregun Amerikan.

Programi përbëhet nga dy pjesë: një udhëtim tre javor në USA dhe takimi final në Berlin në vitin pasardhës.

Pezana Rexha është themeluese dhe CEO e sipërmarrjes Design by Pana, një biznes social i cili kërkon të ruajë vlerat e paçmuara të drurit natyral dhe t’i japi jetë sërisht atij, duke mundësuar, ndërkohë, që individë të ndryshëm nga grupe të marxhinalizuara, të kenë mundësi të punojnë dhe të jenë të aftë të përballen me jetën.

Ndërkohë Keti Gjipali është një sipërmarrëse e re, por shumë premtuese. Falë pjesëmarrejes së saj aktive në aktivitetet sipërmarrëse në Tiranë dhe eksperiencave të saj të punës në industri të ndryshme dhe kompani mediatike, tani ajo drejton biznesin e saj të marketingut AGOG, të specializuar në Marketingun e Medias Sociale për SME-të.

Lista me 72 pjesmarrës nga e gjithë Europa, kryesohet nga Keti dhe Pezana por gjithashtu dhe një sipërmarrës tjetër kosovar ka arritur të bëhet pjesë e programit. Ai është Lorik Mullaademi.

Loriku është drejtuesi kryesorë dhe bashkë-themelues i Sogody, një kompani me eksperiencën më të mirë në shërbimet dixhitale dhe zhvillimin e produktit. Shërbimet që ajo ofron janë kryesisht Fintech, Martech, dhe Business & Data Intelligence.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0