Coca Cola i bashkohet shitjes së produkteve brenda në makinë

Coca Cola i bashkohet shitjes së produkteve brenda në makinë


Coca Cola së fundmi ka gjetur një kanal të ri për shitjen e produkteve të kompanisë. Ajo ka bashkuar forcat me një start-up të ri. Fryti pritet të jetë shitja e produkteve të Coca Cola tek pasagjerët e shërbimeve ride-hailing gjatë tranzitit.

Më konkretisht, ky bashkëpunim do të thotë se përdoruesit e Uber ose Lyft në Amerikë do të mund të blejnë Smartwater (produkt i Coca Cola), disa ushqime, madje edhe një karikues celulari, vetëm duke klikuar në një menu online të zhvilluar nga Cargo. Cargo është e specializuar në ofrimin e të mirave dhe shërbimeve në ekonominë në rritje të ride-sharing.

Ashtu siç raportohet nga Internet Retailing, gjithçka që pasagjerët duhet të bëjnë, është të vendosin kodin personal të shoferit të makinës tek Cargo. Më pas, ata duhet të zgjedhin produktin dhe të shtypin “check out”. Më pas shoferi mund t’i japë produktin pasagjerit pasi kanë ndaluar në një vend të sigurt.

Në këmbim, shoferi merr një komision për shitjen e realizuar, gjithashtu edhe një bonus nëse kalon kufirin minimal. Sipas Cargo, shoferët mund të marrin $500 më shumë muaj.

“Ne jemi shumë të lumtur që futemi në këtë kanal të ri distribucioni me Cargo. Cargo ofron zgjidhje inovative për t’a ndihumuar Coca Cola-n që t’u ofrohen produktet atëherë kur ata i duan”, – u shpreh John Carroll, VP dhe menaxher kryesor i e-commerce pranë Coca Cola.

“Mezi po presim të shohim impaktin që ne kemi tek pasagjerët, teksa ata i gjejnë produktet e Coca Cola gjatë përdorimit të Uber apo Lyft.”

Goldman Sachs, bëri vitin që shkroi disa analiza lidhur me industrinë e ride-hailing. Ata parashikojnë se industria do të zgjerohet në $285 miliardë deri në vitin 2030.

E gjithë kjo, bën që kompani të reja të gjejnë zgjidhje të reja inovative.

Burimi: WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0