Do të ndërtohet një tubacion gazi midis qyteteve të Fierit dhe Vlorës, për të siguruar furnizimin me gaz në Shqipëri, si pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit.
Nga SOCAR Balkans do të kryhet Pre-FEED (dizajni paraprak i projektit) i këtij tubacioni.
Korridori Jugor i Gazit, me vlerë 41.5 miliardë dollarë, konsiderohet si një nga projektet prioritare të energjisë për BE, e cila përpiqet të diversifikojë furnizimin me gaz. Projekti parashikon transportin e gazit nga rajoni i Kaspikut, në vendet evropiane, përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë.
Në fazën fillestare, gazi që do të prodhohet si pjesë e Fazës 2 të zhvillimit të fushës Shah Deniz të Azerbajxhanit, që konsiderohet si burimi kryesor për projektet e Korridorit Jugor të Gazit. Burime të tjera do të mund të lidhen me këtë projekt në një fazë të mëvonshme.
Si pjesë e fazës 2 të zhvillimit të Shah Deniz, gazi do të eksportohet në Turqi dhe në tregjet europiane duke zgjeruar Tubacionin Jugor të Kaukazit dhe ndërtimin e tubacionit Trans-Anatolian të Gazit Natyror dhe Gazsjellësit Trans Adriatik.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto