Kompania italiane nis aktivitetin në sektorin automotiv në Shqipëri. Ahmetaj: “Industri me vlerë në ekonomi” - Business Magazine Albania

Kompania italiane nis aktivitetin në sektorin automotiv në Shqipëri. Ahmetaj: “Industri me vlerë në ekonomi”


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ishte në një vizitë në kompaninë italiane Mabiel, pjesë e grupit Martinetto, e cila ka filluar rishtazi aktivitetin e saj në Shqipëri në industrinë automotive, një sektor me zhvillim të rëndësishëm në tre vitet e fundit në vend.

Kompania, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri në gusht 2017, filloi aktivitetin brenda një kohe shumë të shkurtër, në muajin dhjetor. Produkti eksportohet në të gjithë vendet e botës, në Europë, Azi e Amerikë.

Në një prononcim për mediat, ministri Ahmetaj prezantoi fabrikën e re, të ndërtuar nga grupi Martinetto, të cilët prodhojnë produkte specifike për industrinë automotive, duke theksuar se industria është pothuajse e gjitha robotike, pra nuk është një nga ato industritë ku punësohen me qindra e me mijëra, por është nga ato industri që kanë vlerë të shtuar serioze për ekonominë shqiptare.

Është realisht një nga dy prodhuesit e këtyre produkteve specifike në botë. Janë fijet metalike të guarnicioneve të makinave dhe sigurisht që janë vetëm për eksport, për eksport në Japoni, për eksport në Australi, për eksport në Amerikë, madje përfitojnë edhe nga marrëveshja e tregtisë së lirë që ne kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo dhe diku tjetër në Europë.” shton Ministri Ahmetaj.

Ai thekson se industrializimi i lehtë i vendit,  pra kompani të vogla dhe të mesme që prodhojnë produkte specifike për eksport, është duke ndodhur.

Administratori i kompanisë, Claudio Paganini, tha se ka gjetur mbështetje shumë të madhe për fillimin në një kohë shumë të shkurtër të biznesit të tij në Shqipëri.

Jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu. Kjo është një fushë strategjike për ne, jemi këtu me këtë produkt, që është një produkt për makinat. Bëjmë 95 % eksport dhe jemi të sigurtë se do të jetë një sukses. Jemi vërtet të kënaqur që jemi këtu sepse përveç të tjerash kemi gjetur një ent, si AIDA, mbështetja e së cilës ishte shumë e rëndësishme për ne, sepse nuk njihnim vendin, nuk njihim askënd, pra ishte një ndihmesë e madhe. Kjo ishte për ne vërtet e rëndësishme, kështu që faleminderit,” – tha Paganini.

I pyetur se sa kanë ndikuar lehtësitë e ofruara nga qeveria për ardhjen në Shqipëri të kompanisë italiane, Ministri Ahmetaj tha: “Grupi Italian përmendi disa nga lehtësitë. Patjetër është lehtësia që ne kemi krijuar me heqjen e TVSH së makinerive dhe pajisjeve, është imazhi i mirë i përmirësuar i Shqipërisë, është dëshira për të mësuar. Më thanë që nuk kanë ardhur këtu për koston e lirë të fuqisë punëtore, përkundrazi. Janë këtu për arsye të tjera, që nga ambienti i të bërit biznes, që nga afërsia me tregjet, që nga sistemi tatimor, që nga lehtësia e futjes së makinerive dhe pajisjeve, etj. Realisht ndihem shumë i kënaqur që pashë diçka të kësaj natyre specifike që rrit gamën e eksporteve shqiptare.

Mabiel me qendër në Torino, është një nga dy kompanitë në botë për prodhimin e pjesëve specifike të guarniconeve të makinave, konkretisht shirita me fije metalike dhe sintetike që vendosen si skelete në pjesën e brendshme të profileve të gominave të makinës dhe kabinës elektrike. Pas vendimit për internacionalizim në tregje të reja, grupi vendosi hapjen e kompanisë së dytë, Mabiel International me qendër në Vorë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0