Zyrë sipas dëshirës në TBP - Business Magazine Albania

Zyrë sipas dëshirës në TBP


Intervistë me menaxheren e përgjithshme të TBP, Stephanie Sieg

BM: Ju po drejtoni TBP për më shumë se një vit, si e përshkruani këtë përvojë?

SS: Në fillim, ishte një situatë mjaft sfiduese të vije në Tirana Business Park, të njiheshe me kulturën dhe të përshtateshe me ambientin e punës. Kjo e ka forcuar personalitetin tim dhe nuk duhet harruar dhe suporti i ekipit të TBP, të cilët më kanë mirëpritur në një mënyrë shumë bashkëpunuese dhe të hapur.

BM: Zyrat tuaja janë një stil biznesi. A mund të thoni diçka rreth tyre dhe mundësive të tregut?

SS: Është qëllimi ynë që të ‘’qepim’’ dhe të rregullojmë zyrën sipas nevojave të secilës kompani. Kualiteti është  100% gjerman. Klienti merr ambjentin më të mirë të mundshëm të punës në Shqipëri dhe gjithashtu edhe standartet e Europës Perëndimore, me një çmim tregu mjaft konkurrues.

BM: Kur shpreheni se e ‘’qepni’’ zyrën për klientin, çfarë doni të thoni?

SS: Çdo klient, ka nevojë për modele të ndryshme zyre, zyrë e hapur, zyrë e mbyllur, zyrë me pamje industriale apo klasike. TBP kërkon t’u japë të gjithëve mundësinë të kenë zyrën që dëshirojnë. Kjo është ajo që duam të themi kur flasim për një zyrë të ‘’qepur’’. Ne kemi arkitektët tanë, inxhinierët tanë dhe skuadrën tonë të shitjeve, të cilët ulen së bashku me çdo klient, për të gjetur zgjidhjet më të mira për ta. E gjithë kostoja është në anën e TBP.

BM: Sa kohë ju duhet për të përfunduar një zyrë?

SS: TBP ka nevojë për rreth 3 muaj për të përfunduar një zyrë sipas kërkesës së klientëve për t’u përshtatur me të. Kemi gjithashtu zyra të gatshme për evente të startup ose për kompani të vogla në zonën tonë të punës dhe në këto raste e dorëzojmë çelësin brenda 24 orëve.

BM: Ju keni qenë shumë aktivë vitin e kaluar, Kryeministri ka ardhur disa herë dhe keni patur disa klientë të rëndësishëm. Po këtë vit?

SS: Ne jemi të lumtur që Kryeministri Rama ka zgjedhur TBP për evente speciale, por edhe klientë si All Web, WUS, NOA, Startuplive, dhomat tregtare shqiptare, DIHA, 1st Automotive Forum, Lufthansa, AMD, ICTS dhe shumë të tjera, kanë zgjedhur hapësirat tona për eventet e tyre, por po organizojnë gjithashtu këtë vit edhe evente të tjera si Dita e Fëmijëve, Eventi i Verës dhe disa të tjera, të cilat do t’i bëjmë shpejt publike.

BM: Ju pretendoni se ofroni më tepër se komplekse të tjera akomodimi? Çfarë mendoni se ofroni më shumë?

SS: Ndryshimi midis ndërtesave të tjera është përshtatja profesionale e zyrës, të cilën ne ia ofrojmë tregut. Shqiptarët duan të kenë cilësi më të lartë se më parë. Klienti ynë i fundit, kur hyri në parkun tonë të biznesit tha: Ndodhem në Gjermani. Ky është reagimi që ne duam t’i japim tregut shqiptar. Ndërtesa jonë, është miqësore ndaj ambientit, kemi parkime të cilat janë falas deri në 4 orë, zonë të gjelbërt, zgjidhjet më të mira të teknologjisë, security 24 orë dhe mundesh gjithashtu të pish kafen tënde në Sophie Caffe ose të hash drekën në Serendipity, në TBP.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0