Në Maj, menjëherë pasi u bë CEO i kompanisë Coca-Cola, James Quincey u bëri thirrje menaxherëve të tejkalonin frikën për të mos dështuar që kishin që prej mos suksesit të “New Coke” shumë vite më parë. “Nëse ne nuk bëjmë gabime”, këmbënguli ai, “atëherë ne nuk po përpiqemi mjaftueshëm”.
Në Qershor, edhe pse kompania e tij po përjetonte sukses të pakrahasueshëm më abonentët e saj, CEO i Netflix Reed Hastings ishte i shqetësuar sepse kanali i tij i transmetimit të filmave kishte shumë shfaqje hit dhe kishte anulluar shumë pak shfaqje të reja. Ne duhet të rrezikojmë më tepër, të provojmë më shumë gjëra të çmendura, dhe duhet të kemi një normë më të lartë mospranimi në përgjithësi.
Edhe CEO i Amazon Jeff Bezos, ndoshta sipërmarrësi më i suksesshëm në botë, tregon se rritja dhe ristitë e kompanisë së tij vijnë pikërisht prej dështimeve të saj. Sipas tij ndërmarrja e eksperimenteve është një prej inisiativave më të guximshme. Nëse eksperimentoni ju nuk mund ta dini me siguri rezultatin- vazhdon ai.
Eksperimentet nga vetë natyra e tyre janë të prirura për dështim. Por sukseset e mëdha kompesojnë dhjetëra e dhjetëra gjëra që nuk funksionojnë.
Mesazhi që vjen nga CEO-t ëshë kaq i thjeshtë për t’u kuptuar sa është i vështirë për shumicën prej nesh që ta vëmë në praktikë. Nuk mund t’ju them se sa shumë drejtues biznesi unë takoj dhe se sa shumë organizata vizitoj të cilat përkrahin virtytet e inovacionit dhe krijimtarisë. Megjithatë shumë prej këtyre drejtuesve dhe organizatave jetojnë më frikën e gabimeve, të hedhjes së ndonjë hapi të gabuar, dhe frikën nga zhgënjimi , për këtë arsye ato sjellin pak risi në treg dhe krijimtaria e tyre është e kufizuar.
Nëse nuk jeni të përgatitur të dështoni, atëherë nuk jeni të përgatitur për të mësuar. Dhe nësë njerëzit dhe organizatat nuk vazhdojnë të kapin ritmin e të mësojnë ndërsa në botë ndodhin ndryshime tepër të shpejta, ato nuk do të vazhdojnë të rriten dhe të evoluojnë.
-Pra, cila është mënyra më e mirë për të gabuar ?
-A ka teknika që i ndihmojnë individët dhe organizatat të gjejnë lidhjen midis dështimeve të vogla dhe sukseseve të mëdha ?
Smith College, shkolla e të gjithë grave në Massachusetts-in perëndimor ka ndërtuar një program që quhet “Dështimi i mirë”, për ti mësuar nxënëseve të saj se çfarë duhet të mësojmë të gjithë ne. “Ajo që ne po përpiqemi t’u mësojmë studentëve tanë është se dështimi nuk është një pengesë e të mësuarit, por një veçori”, shpjegon drejtuesja e kësaj inisiative Rachel Simmons.
Në të vërtetë kur studentët regjistrohen në programin e saj ata marrin një çertifikatë dështimi që deklaron se ato janë të autorizuar për të dreqosur, bombarduar apo dështuar në marrëdhënie, projekt, test ose ndonjë inisiativë tjetër që duket jashtëzakonisht e rëndësishme, dhe pavarësisht kësaj ata të mbeten persona tërësisht të denjë dhe të shkëlqyer.
Nxënësit që janë trajnuar për t’u përballur me dështimin janë më të guximshëm dhe më pak të brishtë se ata që kërkojnë perfeksionin dhe përsosmërine e çdo pune.
Ky është një mësim po aq i vlefshëm edhe për biznesin. Patrick Doyle, CEO i Pizza “Domino” që nga viti 2010, ka patur një nga drejtimet 7- vjeçare më të suksesshme krahasuar me liderat e tjerë të çdo fushe. Por ai insiston të nënvizoj faktin se të gjitha triumfet e kompanisë së tij kanë të bëjnë me gatishmërinë për t’u përballur edhe me hapa të gabuara.
Në një prezantim për CEO të tjerë Doyle përshkroi dy sfida të mëdha që qëndrojnë në rrugën e e kompanive dhe individëve që nuk e pranojnë dështimin.
1.“Paragjykimi i mungesës”- Realiteti që përballen shumica e njerëzve me një ide të re që zgjedhin të mos e ndjekin atë, për shkak se nëse ata dështojnë kjo mund të sjellë pasoja në karrierën e tyre.
2. Sfida e dytë përkon me atë që ai e quan “Mospëlqimi i humbjes”- Tendenca e njerëzve të luajnë për të mos humbur, sesa të luajnë për të fituar, sepse dhimbja që i shkakton humbja disa njerëzve është dyfish më e fortë se gëzimi që mund t’i japë një fitore.
Dhënia e “lejes për të dështuar është energji”, shpjegon Doyle dhe një kusht i domosdoshëm për sukses. Dhe ky është një mësim i rëndësishëm për të gjithë. Vetëm pyetni Reed Hastings, Jeff Bezos, ose CEO-n e ri të Coca-Cola-s, dhe ata do të ju përgjigjen : Nuk mund të mësoni pa dështuar, nuk ka sukses pa pengesa.
Burimi: Harvard Business Review
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.