Alpha Bank Albania operon në tregun shqiptar që prej vitit 1998. Gjatë këtyre 19 viteve Banka është kujdesur që në qendër të operacioneve të saj të përditshme të ketë pikërisht klientin dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së tij, duke krijuar produkte dhe shërbime financiare të leverdisshme dhe transparente, të shoqëruara nga një shërbim cilësor për të gjithë klientët e Bankës. Duke u udhëhequr nga parimi “njih klientin tënd’’, drejtuesit e lartë të Bankës organizojnë gjithashtu në mënyrë periodike takime me klientët individë dhe klientët e biznesit në të gjitha qytetet ku Alpha Bank operon.
Alpha Bank Albania merr pjesë për herë të parë në Javën Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit. Java Ndërkombëtare e Kujdesit ndaj Klientit është nga data 2- 6 tetor 2017 (duke përfshirë datën 6 tetor).
Në ofertën e hedhur në treg gjatë kësaj javë janë të përfshira kartat American Express Green, American Express Gold, Enter American Express, karta e debitit Visa ENTER dhe karta e kreditit Visa Classic të lëshuara nga Alpha Bank Albania.
Klientët përfitojnë rimbursim Neto sipas tabelës së mëposhtme për përdorim të kartave në të gjitha POS-et e Alpha Bank vendosur pranë tregtarëve partner.
Lexoni: Pse nismat e Alpha Bank Albania nuk kalojnë pa zhurmë…
Tatimi mbi të ardhura (15%) do të mbulohet nga Alpha Bank dhe klienti do të përfitojë rimbursim neto në kartën e kreditit apo llogarinë e kartës së debitit. Rimbursimi do të shfaqet në faturën mujore të muajit Tetor 2017 për kartat e kreditit. Rimbursimi do të shfaqet në fund të muajit Tetor 2017 në llogarinë e lidhur me kartën e debitit.
Transaksionet, të cilat do të anullohen / kthehen / apo konsiderohen të dyshimta për një periudhë 3-mujore nga data e kryerjes së transaksionit, nuk do të konsiderohen të vlefshme.
Shënim i rëndësishëm:
Gjatë Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj klientit përqindjet neto të rimbursimit do të jenë si në tabelën e paraqitur më poshtë për kartat e debitit dhe kreditit të lëshuara nga Alpha Bank Albania.
Duke filluar nga data 7 tetor, 2017 përqindjet e rimbursimit të vlefshme vetëm për kartat American Express të lëshuara nga Alpha Bank do të jenë sipas Programit të Shpërblimit Alpha Bonus dhe mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm : http://www.alphabank.al/al/individ/programi-i-shprblimit-alpha-bank-bonus/
- American Express është një markë e regjistruar e American Express
- Alpha Bank Albania është lëshuese ekskluzive e kartave American Express në Shqipëri
burimi: AlphaBank
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.