Facebook mbyll të gjitha profilet fallco

Facebook mbyll të gjitha profilet fallco


Rrjeti social Facebook, pak javë përpara zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, që janë mbajtur me 24 shtator, hoqi dhjetëra – mijëra profile të rreme të regjistruara në Republikën Federale, tha zëdhënësi i Facebook-ut, Richard Allen.

“Pas raporteve të ndërhyrjes të huajave në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe Francë në bashkëpunuam me autoritetet gjermane për ta bërë Facebook-un një mjedis të sigurt për përfshirjen natyrore të qytetarëve në jetën shoqërore”, tha Allen.

Në  Facebook ekzistojnë shumë adresa dhe profile fallco të cilët përdoren për aktivitete të dyshimta dhe shpesh herë njerëzit bien pre e provokimeve dhe ngacmimeve të mëdha.

/Mirror

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0