Eventi do të mbledhë së bashku më shumë se 100 pjesëmarrës nga e gjithë bota me qëllim diskutimin e ideve dhe zgjidhjeve për çështjet më të përhapura të të rinjve. Tema e eventit për këtë vit është “Sipërmarrja Etike në Kohën e një Ekonomie Konkurruese të bazuar në Dije”.
Fokusi kryesor i këtij forumi është vendosur në të menduarit kreativ si një sipërmarrës i ri, duke marrë parasysh përgjegjësinë sociale në një ekonomi të qëndrueshme të bazuar në dije. Ky forum do të ofrojë një platformë interaktive për novatorët e rinj socialë për të komunikuar hapur, për të ndarë idetë dhe përvojat me bashkëmoshatarët e tyre nga prejardhje të ndryshme kulturore dhe rajone në të gjithë globin.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit e Youth Global Forum do të kenë një mundësi të drejtpërdrejtë të aplikojnë për “Youth Time International Movement’s Idea Grant” – me fituesin që merr mbështetje të plotë për zbatimin e projektit të tij. Fituesit e tjerë marrin bursa njëvjeçare bachelor / master nga Anglo American University dhe Zagreb School of Business.
Vendodhja: Emiratet e Bashkuara Arabe
Përfitimet
- Për gazetarët të cilët do të përzgjidhen për të marrë pjesë në eveniment, shpenzimet e udhëtimit, strehimi dhe ushqimi janë të mbuluara.
- Gazetarit do t’i duhet të mbulojë vetëm shpenzimet e vizës personale.
Kërkesat
- Aktualisht i/e punësuar në mediat kombëtare ose ndërkombëtare (gazeta, revista, agjenci lajmesh, TV, radio, apo portal lajmesh);
- Përvojë gazetareske dhe njohuri të thellë rreth çështjeve aktuale globale;
- Efikasitet, tolerancë dhe gatishmëri për eksperienca të reja;
- Dhe një platformë e besueshme për botimin e së paku një artikulli në lidhje me Youth Global Forum brenda dy javëve pas eventit.
Aplikimet janë të hapura për të gjithë
Procesi i aplikimit
Apliko online përmes linkut.
Afati i fundit i aplikimit: 23 Tetor 2017 (5 ditë të mbetura)
Për më shumë informacion klikoni Këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto