F: Përshëndetje Business Magazine unë jam Françesko Lamçe, 17 vjeç, studioj në gjimnazin e përgjithshëm jopublik “Mihal Ekonomi”. Më pëlqen fusha e informatikës, shumicën e kohës së lirë e kaloj duke lundruar në internet, për të përforcuar njohuritë e mia kompjuterike. Por kohët e fundit pas disa seminaresh që kam marrë pjesë, të cilat flasin rreth biznesit dhe startup, në fushën time të preferuar përveç informatikës është shtuar edhe biznesi.
BM: Në një postim të bërë së fundmi në blogun e Business Magazine ne lexuam për “School online” mund të na flisni më tepër çfarë është dhe si lindi ideja e saj?
F: School online shërben si platformë informacioni për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme duke ju mundësuar prindërve të dhënat e plota për ecurinë e arsimimit të fëmijëve të tyre. Ky shërbim mundëson listën e përditësuar të notave sipas javëve, ecurinë në të gjitha lëndët mësimore si dhe pjesëmarrjen në shkollë. Shërbim i moderuar që kursen kohën dhe përditëson në çdo kohë arsimimin e fëmijëve tuaj.
Ky startup lindi si një rrjet social, por duke parë se futja në treg si rrjet social ishte e vështirë, mendova që ta profilizoja pak audiencën time duke zgjedhur atë pjesë të grupit shoqëror që ka nevojë për një komunkim më të mirë. Ky grup shoqëror janë shkollat, prindërit, mësuesit, nxënësit. Duke parë se shumë prindër ishin të zënë me punë kur shkolla organizonte mbledhjet mendova të krijoja një sistem online ku prindërit informohen për notat e fëmijëve të tyre në çdo kohë. Gjithashtu prindi mund të ketë edhe një komunikim të vazhdueshëm me mësuesin.
BM: Cilat janë shërbimet që ofron kjo platformë dhe cili është ekipi që po punon momentalisht?
F: Shërbimet që School Online ofron për përdoruesit janë:
Informim për vlerësimet: Informon prindërit për ecurinë e fëmijës në shkollë dhe vlerësimet që merr në shkollë.
Informacion shkollor: Informon nxënësit me informacione shkollore.
Komunikim: Prindërit dhe mësuesit mbajnë një kontakt të vazhdueshëm.
Kalendari shkollor: Paraqitja e datave kur shkolla organizon evente shkollore.
Orari Shkollor: Në këtë projekt për çdo klasë nxënësit do të informohen për oraret shkollore që kanë.
Ekipi jonë përbëhet nga 3 persona.
BM: Si përdoret dhe kujt i shërben School Online?
F: School Online ka një përdorim të lehtë si në pajisjet mobile ashtu edhe në kompjuter. Kjo platformë është e disponueshme në web. Por në rast se përdoruesit kanë paqartësi në përdorimin e platformës ne ofrojmë suport online dhe video në kanalin e youtube ose mund të shikojnë informacione në faqen e web-it http://help.shkollaime.life/.
Ky projekt shërben si burim informacioni duke ju mundësuar prindërve të dhënat e plota për ecurinë e arsimimit të fëmijëve të tyre.
BM: Çfarë synoni të arrini me këtë platformë?
F: Kjo platformë synon të arrijë një shërbim të moderuar që kursen kohën dhe përditëson në çdo hap arsimimin e fëmijëve tuaj.
BM: A ka projekte të ngjashme me “School Online” dhe cila është risia që ju sillni?
F: Në vendin tonë nuk ekziston një projekti i tillë, por diçka e ngjashme mund të jetë në disa shkolla private, pasi 20% e shkollave private mund ta kenë një sistem online të notave.
Risia që ne sjellim në treg përveç sistemit të notave online dhe komunikimit sjellim edhe një rrjet social që do të jetë në funksion të nxënësve.
BM: Si keni menduar ta promovoni startup-in tuaj?
F: Mënyra e promivimit të këtij startup-i do të jetë me anë të prezantimeve në shkolla të ndryshme si dhe duke e promovuar online në rrjetet sociale.
BM: Si e shihni të ardhmen e School Online?
F: School Online e shikoj si një projekt të suksesshëm dhe të rëndësishëm në arsimin e vendit tonë në kohën e dixhitalizimit.
BM: Faleminderit për intervistën dhe suksese të mëtejshme!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.