Gratë sipërmarrëse, Bashkia e Tiranës ofron fonde për biznesin e tyre, ja si mund të përfitoni - Business Magazine Albania

Gratë sipërmarrëse, Bashkia e Tiranës ofron fonde për biznesin e tyre, ja si mund të përfitoni


Bashkia e Tiranës ka vendosur të mbështesë me një projekt të veçantë gratë sipërmarrëse që kanë një ide mbi ngritjen e një biznesi të suksesshëm apo që duan të zgjerojnë një biznes ekzistues. 

Partner në këtë nisëm është edhe PNUD që do të ofrojë një fond prej 2.7 milionë lekësh i orientuar për mbështetjen e grave sipërmarrëse që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Pra në total fondi për projektin llogaritet në 7.7 milionë lekë.

Lexoni: Çfarë përfitimesh kanë marrë gratë sipërmarrëse në biznes?

Projekti

“Projekti është skicuar për kandidatet me një ide të qartë biznesi, që synon fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur të vogël ose shumë të vogël. Kandidatët e përzgjedhur janë të detyruar të marrin pjesë personalisht në të gjitha aktivitetet e Projektit, pasi ata janë drejtpërdrejtë të përfshirë në zhvillimin dhe zbatimin e biznesit të tyre. Secila aplikante mund të marrë pjesë vetëm me një ide biznesi. E drejta për të marrë pjesë në projekt dhe për të pasur akses në asistencën me grante mund të përdoret vetëm një herë në vit,” thuhet në relacionin e projektvendimit që pritet të kalojë për miratim.

Kushtet e financimit

Çdo projekt që kalon fazën e përzgjedhjes do të marrë një financim në kufijtë e 200 mijë deri në 500 mijë lekë. Në rastet kur parashikohet shtesë financimi nga burime të tjera, këto detaje duhet që të përfshihen në planin e biznesit që do të paraqitet për konkurrim. Aplikantet duhet të jenë banore të qytetit të Tiranës dhe përparësi kanë ato që i përkasin grupeve apo komuniteteve si: rom dhe egjiptian, gratë nga zonat rurale të bashkisë, kryefamiljaret, me aftësi të kufizuara si dhe kategoritë e tjera. Llojet e biznesit mund të përkufizohen në biznese rurale, turizëm, teknologji informacion, industri e tekstilit, shërbime, punë artizanale.

Fazat e projektit

Faza e I-rë: Kandidatet e pranueshëm aplikojnë me idenë e tyre bazë për biznes, përmes Formularit të Aplikimit.

Faza e Il-të: Aplikantet e pranuara marrin pjesë në trajnim (10 gjysma dite pune) për aftësi të përgjithshëm biznesi dhe zhvillimin e planit të biznesit dhe vetëm atëherë ata dorëzojnë planet e tyre të biznesit. Planet e biznesit do të jenë një version me i përpunuar i idesë për biznes dhe do të konkurrojnë për mbështetjen e grantit.

Faza e III-të: Fituesit e njoftuar do të firmosin një kontratë 24 mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese.

Lexoni: Pse femrat ndryshe nga meshkujt pa kuptuar penalizojnë startup-et e tyre?

burimi: Gazeta Dita

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0