Për të qenë të lumtur, duhet të hiqni dorë nga këto 7 zakone - Business Magazine Albania

Për të qenë të lumtur, duhet të hiqni dorë nga këto 7 zakone


Si mund t’a bëni jetën tuaj pak më të lumtur? Për të arritur lumturinë, shumë njerëz përqëndrohen në shtimin e gjërave, por ndoshta duhet të hiqni dorë nga disa gjëra nëse doni të jeni vërtet të tillë.

Doni të dini se ku të filloni? Business Mag ju sugjeron këto 7 zakone, nga të cilat duhet të hiqni dorë për të qenë të lumtur.

1. Hiqni dorë nga puna jashtë 8-orëshit

Është e kuptueshme që njerëzve u duhen paratë. Ndoshta nuk mund t’i thoni “jo” shefit, ose jeni thjesht të fiksuar pas punës. Arsyeja nuk ka rëndësi, ju duhet të punoni më pak nëse doni të jeni të lumtur.

Studimet tregojnë se të punuarit vazhdimisht më shumë seç duhet ndikon në shëndetin mendor. Puna e shumtë dëmton mirëqenien dhe mund të arrijë edhe në nivele depresioni.

Gjithashtu, na duhet një lidhje e balancuar punë-jetë. Koha e shpenzuar me familjen dhe miqtë është relaksuese, edhe nëse ndonjëherë duket sikur përfshin punë.

Lexoni: Shenjat që tregojnë se nuk keni një balancë midis punës dhe jetës

2. Hiqni dorë nga nevoja për të patur gjithçka nën kontroll

Ju duhet të jeni të gatshëm të hiqni dorë nga nevoja për të patur çdo aspekt të jetës suaj nën kontroll. Është e kuptueshme deri diku, por nuk duhet të harxhoni gjithë kohën tuaj duke bërë axhenda, lista etj.

Duhet të ndaloni së menduari për të kontrolluar gjëra që nuk i keni në dorë. Ky është një tip kontrolli që krijon ankth dhe kaos.

Është e vështirë, por duhet të pranoni që çdo njeri është ashtu siç është dhe ne nuk mund t’i ndryshojmë disa gjëra.

3. Mos ua vini fajin të tjerëve.

Duke ua vënë fajin të tjerëve, ju nuk mbani përgjegjësi për veprimet tuaja. Është shumë e thjeshtë t’ia vësh gishtin dikujt tjeter. Në vend që të bëni këtë, filloni dhe mendoni më objektivisht. Shpenzoni energji për t’a zgjidhur problemin.

Lexoni: 15 thënie që do të ndryshojnë opinionin tuaj mbi paratë

4. Mos u qëndroni afër njerëzve negativë.

Negativiteti është sëmundje ngjitëse. Me kë rri, ashtu bëhesh… duke ndenjur me njerëz negativë, edhe ju do të bëheni një njeri negativ.

5. Hiqni dorë nga FOMO (fear of missing out)

Richard Branson ka thënë “mundësitë janë si autobuzët, vjen gjithmonë një tjetër!”

Duke u shqetësuar gjithmonë se do t’ju iki mundësia për të bërë gjithçka, ju jeni vazhdimisht të stresuar dhe nën presion.

Branson e di mirë që ka burime dhe kohë të limituar. Por, ai analizon me kujdes çdo mundësi dhe vendos se cilat janë më të vlefshme duke qenë selektiv.

6. Mos u mundoni t’u bëni përshtypje të tjerëve.

Ndaloni së munduari kaq shumë për të qenë dikush që nuk jeni vetëm për t’u bërë përshtypje të tjerëve. Doni t’i bëni njerëzit t’ju pëlqejnë? Epo, është më e rëndësishme të gjeni njerëz që ju pëlqejnë për atë që jeni në të vërtetë.

Hiqni fasadat dhe thjeshtë jini vetvetja.

Lexoni: Kjo është puna më e rehatshme në botë

7. Mos u mundoni të jeni perfekt.

Është e pamundur që një njeri të mos bëjë gabime. Askush nuk pret që të jeni gjithnjë perfekt, është e pamundur. Duke u munduar të jeni perfekt, ju nuk jeni kurrë të kënaqur me veten dhe kjo ju bën më pak konfident. Nëse doni të jeni të lumtur, pranojini gabimet tuaja dhe mundohuni t’i rregulloni ato herën tjetër.

Burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0