15 thënie që do të ndryshojnë opinionin tuaj mbi paratë - Business Magazine Albania

15 thënie që do të ndryshojnë opinionin tuaj mbi paratë


Besimet tuaja rreth parave mund të luajnë një rol të madh nëse jeni apo jo të pasur.

Business Magazine ka përmbledhur disa shprehje interesante rreth parave nga disa miliarderë që do të ndryshojnë perspektivën tuaj për biznesin, investimin dhe suksesin.

Nga investitori Warren Buffett te manjati i teknologjisë Jeff Bezos, në këtë artikull janë disa nga shprehjet që ata kanë thënë në lidhje me paratë.

“Qëllimi im nuk ka qenë kurrë që të krijoja një kompani. Shumë njerëz e keqinterpretojnë këtë, sikur mua nuk më interesojnë të ardhurat apo përfitimet. Ajo që ka rëndësi është të ndërtoj diçka që në të vërtetë bën një ndryshim vërtet të madh në botë.” – Mark Zuckerberg, CEO i Facebook

“Kur një biznes i vogël rritet si eBay, ai ka një efekt shumëfishues. Ai krijon biznese të tjera të vogla që e furnizojnë atë me kapital, mallra dhe shërbime intelektuale.” – Meg Whitman, CEO e Hewlett Packard

“Unë do t’ju them se si të bëheni të pasur. Mbyllini dyert. Frikësohuni kur të tjerët janë lakmitarë, jini lakmitarë kur të tjerët janë të frikësuar.” – Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway

“Ka shumë pak njerëz në botë që ndërtojnë një biznes si ky. Mendoj se tregtimi për një fitim afatshkurtër nuk është shumë interesant.” – tha Evvan Spiegel, CEO i Snap Inc. (për të mos shitur në Facebook)

“Arsyeja që unë kam qenë në gjendje të jem kaq e suskesshme financiarisht është se fokusi im kurrë nuk ka qenë paratë.” – Oprah Wnfrey, manjate biznesi

“Mendoj që sa më shumë para të vendosni në duart e njerëzve, aq më shumë ata do të shpenzojnë. Dhe nëse ata nuk i shpenzojnë, ata do t’i investojnë ato. Investimi është një mënyrë tjetër për të krijuar vende pune. Ai vë para në fonde të përbashkëta ose lloje të tjera bankash që mund të japin hua dhe ne duhet ta bëjmë këtë. ” – Michael Bloomberg, CEO i Bloomberg LP

“Nëse do të ishim të motivuar nga paratë, do ta kishim shitur kompaninë shumë kohë më parë dhe do të përfundonim në një plazh.” – Larry Page, bashkëthemelues i Google dhe CEO i Alphabet Inc.

“Unë mendoj se kursimi nxit risi, ashtu siç bëjnë kufizimet e tjera. Një nga mënyrat e vetme për të dalë nga kornizat është krijimi i rrugës tuaj.” – Jeff Bezos, CEO i Amazon

“Ju gjithmonë dëgjoni shprehjen, paratë nuk e blejnë lumturinë. Por unë gjithnjë me vete kam menduar se shumë para mund të blejnë pak lumturi. Por kjo në fakt nuk është e vërtetë.” – Sergey Brin, bashkëthemelues i Google dhe president i Alphabet Inc.

“Sot, të bësh para është shumë e thjeshtë, por të bësh para të qëndrueshme duke qenë përgjegjës për shoqërinë dhe përmirësimin e botës është shumë e vështirë.” – Jack Ma, kryetar ekzekutiv i Grupit Alibaba

“Paraja ju bën më shumë sesa ai që jeni.” – Sara Blakely, themeluesja e Spanx

“Jam pak ngushtë me paratë, po kujt i intereson? Unë shikoj paratë që do të shpenzoj për veten time dhe pyes veten nëse klientët e IKEA mund ta përballojnë atë … Mund të udhëtoj rregullisht në klasin e parë, por të kesh para me bollëk nuk më duket si një arsye e mirë për t’i humbur ato. Për të qenë një udhëheqës i mirë, duhet të japësh një shembull të mirë. Unë duhet ta bëj këtë për të gjithë punonjësit e IKEA-s.” – Ingvar Kamprad, themelues i IKEA

“Tregjet financiare në përgjithësi janë të paparashikueshme. Ideja që ju mund të parashikoni se çfarë do të ndodhë është në kundërshtim me mënyrën sesi unë e shoh tregun.”  – Goror Soros, investitor dhe kryetar i Menaxhimit të Fondit Soros

“Unë besoj se ju duhet të kuptoni ekonominë e një biznesi para se të keni një strategji dhe duhet të kuptoni strategjinë tuaj para se të keni një strukturë. Nëse ju i kuptoni këto në mënyrë të gabuar, me shumë mundësi do të dështoni.” – Michael Dell, CEO i Dell Inc.

“Nuk e kam menduar kurrë se do të bëhesha i pasur. As që më shkonte në mendje. Ajo që me të vërtetë më motivonte ishte përpjekja për të arritur diçka.” – Sheldon Adelson, kryetar dhe CEO i Las Vegas Sands Corporation

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0