Si të rriteni në detyrë në një punë që e urreni?

Si të rriteni në detyrë në një punë që e urreni?


A e keni urryer ndonjë gjë aq shumë saqë me kalimin e kohës e keni përvetësuar mjaft mirë?

Mendohuni njëherë… ju e urreni stërvitjen, por e dini sa mirë i bën ajo shëndetit tuaj fizik dhe emocional. Ju i urreni perimet, por tani ju nuk rezistoni dot pa një pjatë gjelle të shëndetshme.

Lexoni: 3 arsyet pse të rinjtë nuk rriten në detyrë

Çfarë ndryshoi? Urrejtja apo perspektiva juaj?

Ja se si ta shndërroni një urrejtje në një pikë të fortë në rezyme.

1. Vlerësojeni veten

Për të ndryshuar mendimet negative që keni në kokë, pyeteni veten çfarë doni të dëgjoni nga një person tjetër dhe thuajini ato vetes.

Pyeteni gjithmonë veten “Çfarë më duhet tani?” Të duhet të ecësh që të qetësohesh pak? Të duhet një çaj nga bari i preferuar në fund të rrugës?

Sapo të filloni të vlerësoni ndjenjat tuaja dhe të mësoni çfarë ju nevojitet, do ta kuptoni se ju jeni i rëndësishëm dhe me vlerë.

Lexoni: Dy pyetjet që duhet t’i bëni vetes për të qenë të suksesshëm

2. Jini kurioz dhe të uritur

Pra, e urreni punën tuaj, shefin dhe çdo gjë brenda 8 orarëshit të përditshëm? Përdorni këtë karburant për ndezur ritmin tuaj të punës. Bëhuni kurioz. Nëse shefi juaj ju jep një detyrë të mërzitshme, provoni strategji të reja për këtë detyrë.

Kërkoni teknika të reja ose mënyra të ndryshme për të prezantuar këtë informacion. Të jesh i lodhur me punën që ke mund të të jap një ndjenjë lirie për t’u “çmendur” dhe për të krijuar gjëra për të cilat ti je krenar.

3. Mësoni nga kolegët në departamente të tjera

Nëse keni më shumë njohuri nga puna që bëni, ndoshta do të ishte mirë ta shpalosnit këtë talent me kolegët e tjerë. Bashkëpunoni dhe ndihmojini ata me projektet që ju nevojiten. Në këtë mënyrë jo vetëm që do ndiheni më energjik, por do të mësoni dhe aftësi të reja që do t’ju bëjnë më të dobishëm për kompaninë.

4. Bëj gjërat që askush nuk do ti bëj

Meqënëse ju e urreni punën tuaj, pse të mos e kaloni mërzinë në takime, konferenca, trajnime apo projekte që ju zhvendosin nga tavolina e zyrës dhe ju lejojnë të ndërveproni me njerëz të rinj? Kërko punët që askush nuk i do. Ti mund të rritesh në forma të reja.

/marieclaire

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0