Telefoni i shumëpritur i Apple, iPhone 8, mund të prezantohet në një aktivitet të datës 12 Shtator citon një raport i fundit.
Tim Cook do të jetë ai që do të zbulojë të tre telefonët në aktivitetin tradicional të Shtatorit ku përfshihen iPhone 7S, iPhone 7S Plus dhe iPhone 8.
Nisur nga përvoja e së kaluarës, telefonët dalin në shitje një javë pas prezantimit që i bie të jetë data 22 Shtator.
iPhone 8 pritet të sjellë një ridizajnim drastik krahasuar me iPhone 7-ën si dhe ekran pa skaje “edge-to-edge” 5.5 inç.
Lexoni: Të rejat më të fundit të zbuluara për iphone 8
Sa i përket përmasave telefoni do të jetë aq sa iPhone 7 por hapësira e siguruar nga heqja e butonit fizik të vetëm do të sigurojë vend për ekranin 5.5 inç.
Në përkujtim të 10 vjetorit të iPhone, Apple do të sjellë disa veçori të reja unike për iPhone 8-ën si teknologjia e njohjes së fytyrës, realitetin e shtuar dhe ngarkimin me wireless.
Ekziston mundësia që prezantimit do të mbahet më 6 Shtator kompania do të kishte lajmëruar shtypin një javë përpara që i bie të jetë java e ardhshme. Prezantimi i tij në fillim të këtij muaji do të rriste shitjet e kompanisë dhe pritshmëritë nga raporti financiar i 30 Shtatorit.
Lexoni: Ja çfarë ngjyrash do të ketë iPhone 8
iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë i kompanisë me çmime që mund të variojnë nga 1,200 deri në 1,400 dollarë.
/Gadgets
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.