Volvo, kompania Suedeze e prodhimit të makinave (dhe jo vetëm), u shpreh të Mërkurën se të gjitha makinat e saj të prodhuara pas vitit 2019 do të jenë pjesërisht ose tërësisht të fuqizuara nga motorrë elektrikë. Ky lajm vjen pas deklaratës së muajit Maj ku kompania u shpreh se motorrët me naftë nuk kanë të ardhme në kompani. Kjo, e influencuar edhe nga rregullat sa më strikte që Bashkimi Europian vendos për emetimet. Por edhe për rritjen e ndjeshmërisë ndaj shëndetit publik.
Kur vjen puna për kompanitë me përgjegjësi të larta sociale, Volvo shpesh merr kryesimin. Kompania, e cila e vendosi reputacionin e saj duke u fokusuar së tepërmi tek siguria, është në garë me veten. Ajo ka vendosur si qëllim të kompanisë që të çojë në ZERO aksidentet me pasojë vdjekjen në makinat e tyre. Por duket se ata po mendojnë më shumë se sa vetëm për klientët e tyre.
Lexoni: Ford Pre-Collision Assist vjen në ndihmë të shoferëve të pa vëmëndshëm
Midis vitit 2019 dhe 2021, Volvo planifikon të lëshojë 5 makina të reja elektrike. Pak të dhëna dihen, por kompania shprehet se vetëm 3 prej tyre do të mbajnë logon e Volvo. 2 të tjerat do të mbajnë logon e Polestar dhe do të jenë makina elektrike me performancë të lartë. (Polestar është kompania “brenda familjes” për modifikimin e makinave dhe modeleve më sportive.)
Gjithashtu, kompania u shpreh se çdo makinë pas vitit 2019, do ketë një hibritizim.
“Kjo deklaratë, shënon fundin e makinave me djegie të brendshme. Volvo është shprehur se planifikon të ketë shitur 1 milionë makina elektrike deri në vitin 2025. Kur ne e thamë atë, e kishim shumë seriozisht. Kjo është mënyra se si do t’ia dalim.” u shpreh Håkan Samuelsson, presidenti dhe CEO i Volvo Cars. (Volvo cars, është i ndarë nga Volvo Trucks)
Lexoni: Tesla dhe shitjet e saj në Hong Kong: 2939 në Mars, 0 në Prill
Ndërkohë që rregullat e Bashkimit Europian sa vjen e bëhen më strikte, ato janë një motivues i madh për strategjinë e kompanisë, disa faktorë të tjerë ndikojnë gjithashtu në të. Volvo, është pronë e Geely, kompania Kineze automotive që nga viti 2010.
Së fundmi, Ministira e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, është shprehur se do që 20% të makinave të reja të shitura në vitin 2025, të jenë elektrike ose hibride.
Burimi: ArsTechnica
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.