Ford Pre-Collision Assist vjen në ndihmë të shoferëve të pa vëmëndshëm.

Ford Pre-Collision Assist vjen në ndihmë të shoferëve të pa vëmëndshëm


Ford Pre-Collision Assist vjen i shpjeguar hollësisht nga Scott Lindstrom. Ai është menaxher i zhvillimit pranë Ford me qëndër në Detroit, USA.

Si funksionon Pre-Collision Assist së bashku me teknologjinë Pedestrian Detection?

Nëqoftëse sistemi dedekton është pranë një përplasje me një makinë tjetër ose këmbësor, ajo mund të bëjë 3 gjëra:

  1. Një dritë e kuqe ndizet e shoqëruar me një zhurmë.
  2. Nëqoftëse shoferi nuk përgjigjet, para-aktivizon frenat duke e bërë më lehtë frenimin nga ana e shoferit.
  3. Nëqoftëse shoferi përsëri nuk përgjigjet, sistemi bën gjithçka vetë duke e ndaluar mjetin ose duke minimizuar impaktin.

Lexoni: Audi konfirmon prodhimin e E-tron Sportback!

Si i shërben kjo teknologji drejtuesve të mjeteve?

Unë jam duke mësuar vajzën time këto kohë, dhe unë i them shpesh asaj: “Hej, kujdes atë!”. Edhe shoferët më të mirë mund të shohin në vetëm një drejtim. Drejtuesi mund të jetë i përqëndruar por vetëm një moment pakujdesie shpesh mund të kushtojë shumë. Gjithsesi, kjo teknologji nuk zëvendëson një shofer të mire. Por, ajo e ndihmon drejtuesin e mjetit që të minimizojë të gjitha dobësitë e tij. Ky sistem monitoron dhe shikon gjatë gjithë kohës.

Lexoni: Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Sa shumë zgjatën testimet?

Ne testet i bëmë jo vetëm në rrugë por edhe me simulime kompjuterike. Testimet u bënë në ambjente të ndryshme si urbane, rurale por edhe ne rrugë ndërqytetase. Ne donim të dhënë në kushte më praktike të mundshme. Patjetër që krijuam mënyra të cilat nuk involvojnë këmbësorë të vërtetë. Kështu që përdorëm robotë për të imituar njerëzit.

Lexoni: Ja cilat janë markat më të vlefshme të makinave në botë

Kur do të jetë ky sistem i disponueshëm për klientët?

Kjo teknologji është aktualisht e disponueshme tek 2017 Fusion dhe do të jetë edhe tek 2018 Mustang dhe F150.

Burimi: MyFordMagazine

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0