Ndihmoni Team Albania me vetëm një postim në rrjetet tuaja sociale për të fituar në konkursin “FIRST Global Challenge” - Business Magazine Albania

Ndihmoni Team Albania me vetëm një postim në rrjetet tuaja sociale për të fituar në konkursin “FIRST Global Challenge”


Në emër të ekipit “Team Albania” duam t’ju kërkojmë të jepni kontributin tuaj për konkursin që po zhvillohet në këto momente.

Ata do të mbajnë raundet e tyre si më poshtë:

E Hënë 17 Korrik.

09:18 Raundi 1 Shqipëria.

14:22 Round 2 Shqipëria.

15:24 Round 3 Shqipëria.

E Martë 18 Korrik.

09:57 Roundi 4 Shqipëria.

13:16 Rundi 5 Shqipëria.

16:54 Roundi 6 Shqipëria

Ekipi ka veshur T-shirt të kuq dhe robotët do të kenë flamurin shqiptar në të.

Nëse i përkisni një rrjeti social ose keni një faqe në Facebook, postojeni këtë informacion. Team Albania ka nevojë për të gjithë mbështetjen që mund të marrë.

Lexoni: Team Albania, grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë në “FIRST Global Challenge” në SHBA

Linku për transmetimin live është në faqen: first.global/live.

Linku është postuar dhe në fan page në Facebook First Global Team Albania.   

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0