Audi AG, tha se versioni i ri i modelit A8, i cili do të vijë në Amerikë vitin tjetër, do të jetë i pajisur me Nivelin e 3 të autonomisë në drejtim, e para në industri.
Është një deklaratë e qartë që Audi, pjesë e Volkswagen Group, tenton të jetë e para në këtë revolucion të automobilizmit dhe të transportit në përgjithësi.
Por ka një kleçkë të vogël: Kur ky sistem do të jetë në treg, varet nga rregullat e qeverive.
Çfarë është Niveli i 3 i autonomisë?
Njerëzit në industri përdorin disa nivele (nga 0 në 5) për të përshkruar kapacitetet e sistemit. Niveli 3, të lejon të heqësh duart nga timoni, por përsëri kërkon vëmendjen e shoferit.
Vlen për t’u përmendur se niveli i një sistemi nuk është i vendosur nga palë të treta. Është një etiketë e vendosur nga vetë kompania që presupozon se është pozicionimi më i mirë.
Lexoni: Tesla: Një tjetër pronar fajëson sistemin Autopilot pas përplasjes!
Në të paktën një mënyrë, sistemi i Audi është një avancim i madh.
Audi tha se A8 i ri, makina më luksoze e linjës së saj, është dizenjuar me pilotimin autonom në mendje. Por ky sistem do të punojë vetëm në situata të limituara dhe specifike si fillim. Audi A8 është makina e parë që të jetë zhvilluar spcifikisht për nivele të larta të autonomisë. Audi AI “traffic jam pilot” merr përsipër të udhëtojë në shpejtësi të vogla në autostrada deri në 60km/h. Ajo aty mban distancën midis dy korsive.
Por, aftësitë e pretenduara të sistemit të Audi është modest dhe sistemi do të vazhdojë të zhvillohet pasi makina të dalë në shitje.
Me sa duket, Audi do të jetë kompania e parë, e cila do të ofrojë një makinë me njësi skanimi me lazer, ose lidar.
Lidar përdor lazer të padukshëm për të krijuar një hartë të mirë të asaj çka e rrethon makinën. Zakonisht një makinë e tillë përdor lazer dhe një hartë 3D për të përcaktuar se ku ndodhet automjeti.
Lidar është një pikë kyçe ku po bazohen shumë zhvillime të teknologjisë së pilotit autonom sot, dhe kostot po bien shumë shpejt.
Lexoni: Ford Pre-Collision Assist vjen në ndihmë të shoferëve të pa vëmëndshëm
A është ky me të vërtetë një sistem i Nivelin të 3?
Është Niveli i 3 sepse Audi tha se është Niveli i 3. (Kështu funksionon)
Kjo tregon se sistemet e Audi nuk janë të ndryshme nga ato të Mercedes Benz apo Tesla. Së shpejti edhe General Motors tek Cadillac CT6. Sikur mos të mjaftojë kjo, sistemi i Audi është më modest ai Autopilot i Tesla, Super Cruise i Cadillac. Ashtu si sistemi Traffic Jam Assist i Mercedes, sistemi i Audi është i limituar. Kurse sistemi i Tesla dhe Cadillac është pak më i avancuar dhe të lejon autonominë e plotë edhe në ndalesat në 0km/h.
Përmëndim se të dyja këto kompani e quajnë atë sistem të Nivelit të 2.
Lexoni: Aston Martin RapidE: EV e parë që nga viti 2019
Përse sistemi i Nivelit të 3 rrit rëndësinë?
Marrim parasysh se sistemi i Nivelit të 3 të Audi, mund ta drejtojë makinën vetë, por në disa raste kërkon ndihmën e shoferit.
Nëqoftëse shoferi është i pa përqëndruar, do të marrë pak kohë që të rifokusohet dhe të marrë kontrollin e makinës. Problemi është mbi këtë hapësirë kohe: çfarë ndodh gjatë kësaj kohe?
Këto gjëra kanë çuar që disa prodhues, si Ford, që të lënë Nivelin e 3 dhe të punojnë për Nivelin e 4.
Lexoni: Kosova krijon makinën e parë elektrike
Kur do të munden konsumatorët të bëhen pjesë e sistemit të ri?
Audi i ri A8 do të dalë në treg në Europë gjatë vjeshtës dhe në SHBA pranverën e ardhme. Por aplikimi i Nivelit të 3 do të varet më shumë nga shteti ku makina operon. Aktualisht, as në Gjermani Niveli i 3 nuk është legal. Por CEO i Audi po punon për ta ndryshuar këtë.
Brumi: Internetional Business Times
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.