Drejtuesit e Balfin Grup janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të mbështesin programin social Tungjatjeta.
Organizata ndërkombëtare World Vision ka në themel mirëqenien e fëmijëve përmes zhvillimit komunitar.
Në të gjithë vendin rezulton se 70 mijë fëmijë të moshës 2 deri në 17 vjeç janë me aftësi të kufizuara ndërkohë që 92 % e tyre nuk marrin shërbimet bazë për të cilat kanë nevojë.
Tungjatjeta është një program social i dedikuar për fëmijët me aftësi të kufizuara, të cilët jetojnë në zonat më të thella të vendit. Mungesa e infrastrukturës, por edhe gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që këta fëmijë të jenë të përjashtuar nga shërbimet e specializuara.
“Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Ne besojmë se suksesi i Grupit është i lidhur ngushtë me mirëqenien e qytetarëve shqiptare. Ne gjithmonë vlerësojmë dhe kujdesemi për politikat sociale si dhe për aplikimin e projekteve të zhvillimit kudo në rrjetin e Grupit dhe programi Tungjatjeta vepron në këtë drejtim duke mundësuar shërbime të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara në vendet ku këta fëmijë jetojnë.
Rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye e vlerësojmë maksimalisht programin Tungjatjeta dhe i jemi bashkuar si shumë biznese të tjera në vend.” – shprehet Edlira Muka, CEO e Grupit Balfin, për këtë bashkëpunim.
Tungjatjeta nis në Librazhd, ku numërohen 470 fëmijë me aftësi të kufizuara. Përmes këtij programi social, ekipi i specializuar do të udhëtojë drejt zonave më të thella të Librazhdit, ku fëmijët do të marrin shërbimet e nevojshme në banesat tyre.
(Plan zhvillimi Personal, vizita në familje,fizioterapi, logopedi, psikoterapi, transport, konsultime, set materialesh zhvillimi dhe didaktike)
Tungjatjeta është e fokusuar jo vetëm në integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, por edhe në fuqizimin e prindërve, familjeve dhe sensibilizimin e komunitetit për integrimin e këtyre fëmijëve.
https://youtu.be/7GuSr3Oel8g
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.