Ja si mund të merrni të dhëna për vizitorët tuaj në LinkedIn - Business Magazine Albania

Ja si mund të merrni të dhëna për vizitorët tuaj në LinkedIn


Ky tipar i ri, i quajtur Website Demographics ofron të dhëna profesionale për vizitorët që shohin profilet e biznesve në LinkedIn.

LinkedIn do të lançojë një mjet që do t’u japë bizneseve një mënyrë të re të gjurmimit të vizitorëve që shikojnë profilet e tyre të internetit. Website Demographics u ofron kompanive të dhëna profesionale të tilla si: pozicionin aktual të punës së vizitorit, kompaninë dhe industrinë.

Lexo: Si do t’ju ndihmojë LinkedIn për të gjetur një punë të re pa e kuptuar shefi i tanishëm?

Ai është mjeti i parë që LinkedIn po shton për detaje profesionale për 500 milionë anëtarët e saj tek bizneset. Teknologjia gjithashtu u lejon përdoruesve të shikojnë statistikat nga seksione të caktuara të faqeve dhe të filtrojnë sipas rangut të të dhënave, duke siguruar informacion nëse një fushatë e re është e suksesshme. Ky mjet do të jetë falas për çdo biznes që përdor Menaxhuesin e Fushatës së LinkedIn. LinkedIn planifikon ta lançojë atë në javët në vazhdim.

Sipas një postimi në LinkedIn,”Website Demographics është një hap i madh përpara për t’ju ndihmuar të merrni vendime më të informuara të marketingut për të rritur biznesin tuaj. Me aftësinë për të mbledhur njohuri përpara, gjatë ose pas fushatave, ju mund të përmirësoni strategjitë dhe të merrni vendime më të zgjuara për marketing.”

Ajo gjithashtu mund të ndihmojë kompanitë të arrijnë një audiencë më të gjerë duke hartuar një marketing më efektiv.

Lexo: Si arriti një kompani e vogël, pa përdorur marketing, të ndërtojë produktin nr. 1 në Amazon?

“Website Demographics do të na japë disa njohuri të dobishme për segmente të ndryshme të faqeve tona ndërkombëtare”, shkruante në postimin e blogut, Bhanu Chawla, kreu i strategjisë dixhitale në Cornerstone OnDemand.

“Kjo do të na ndihmojë të kuptojmë qartë nëse po arrijmë audiencën e duhur me strategjitë tona të marketingut në internet dhe gjithashtu të jemi të qarë rreth audiencës sonë të internetit gjatë të gjithë ciklit të jetës së klientit.”

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0