Zuckerberg në postimin e tij shton se: “Atlasi i qelizave njerëzore” është një përpjekje për të krijuar një hartë reference të të gjitha qelizave të njeriut dhe vetive të tyre, të ngjashme me tabelën periodike në kimi. Ka më shumë se 10.000 lloje të ndryshme qelizash në trupin e njeriut. Po bëjmë partneritet për të ndërtuar një platformë të dhënash me burim të hapur që do ta përshpejtojë këtë iniciativë. Sapo atlasi të përfundojë, do të jetë një burim i madh për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë bazën biologjike dhe në fund të fundit të shërojnë të gjitha sëmundjet gjatë jetës së fëmijëve tanë.
Ekipet nga e gjithë bota po punojnë së bashku në këtë projekt. Ne jemi duke u bashkuar me “Institutin Europian të Bioinformatikës (EMBL-EBI)”, “Institutin e MIT dhe Harvardit” dhe “UC Santa Cruz” për të gjeneruar një sasi të njohurive të ndryshme dhe për të standardizuar të gjitha njohuritë në mënyrë që të jenë të arritshme për të gjithë në komunitetin shkencor.
Ky lloj i bashkëpunimit global midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve është një pjesë e rëndësishme e avancimit të zbulimit shkencor. Ne jemi të ngazëllyer për të kontribuar në këtë përpjekje përmes inxhinierisë dhe financimit dhe mezi presim që të shohim progresin e tij në vitet e ardhshme.
Unë vazhdoj të besoj se ne mund të jemi brezi që i jep fund sëmundjeve, varfërisë dhe ndalon ndryshimet klimaterike. Le të sigurohemi që secili prej nesh e përdor kohën tonë këtu për të ndikuar sa më pozitivisht që mundemi.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.