U.K ka shpejtësinë më të madhe të celularëve, me një mesatare prej 26 megabit për sekondë, sipas raportit të fundit për shpejtësinë e internetit e realizuar nga kompania Akamai. Midis 62 vendeve të matura, Akamai vlerësoi se SHBA nuk është as në Top 25, me 10.7 Mbps. (SHBA renditet në vendin e dhjetë në botë për shpejtësinë mesatare të internetit me kabëll).
Matja e shpejtësisë së internetit në celular është gjithnjë e më e rëndësishme pasi celulari merr pjesën më të madhe të përdorimit tonë të përgjithshëm në internet, si dhe njerëzit gjithnjë e më shumë përdorin telefonat si burimin e tyre kryesor të internetit.
Dhe si çdokush me një smartphone e di se rrjeti 4G LTE është vetëm në disa vende. Si një vend veçanërisht i madh, nivelet e mbulimit ndryshojnë ndjeshëm në SHBA, madje brenda të njëjtit qytet, për të mos përmendur zonat rurale ku mundësitë e rrjetit janë më të kufizuara.
Telekomunikacioni amerikan është në proces të nxjerrjes së rrjeteve më të reja dhe më të shpejta, kështu që shpejtësia do të përmirësohet. Por gjithësesi teknologjitë e rrjetit si 5G janë akoma në testime.
Në përgjithësi interneti fiks është më i shpejtë se ai i lëvizshëm, pasi disa vende kanë zgjedhur t’i japin prioritet celularit. Disa vende në Azi dhe Afrikë që kishin mbetur mbrapa nga pjesa tjetër e botës në infrastrukturën e internetit fikse u fokusuan në ndërtimin e infrastrukturës së lëvizshme në vend.
Kenia, për shembull, tani ka shpejtësinë mesatare të 14-të më të shpejtë të internetit dhe është më shpejt se shpejtësia mesatare e linjës së vendit.
Burimi: recode.net
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.