Takimet janë zhvilluar në kompaninë “Albanian Trading Company” (ATC), e themeluar në korrik 1992, operuese në përpunimin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të bimëve aromatiko-mjekësore e derivative të tyre, si çajrat dhe erëzat.
ATC eksporton bimë dhe çajra aromatiko – mjekësore në SHBA, Japoni, Kinë, Hungari, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, etj. Perspektiva e kompanisë në plane afatgjata është ofrimi i produkteve BIO të çajrave bimore dhe erëzave, duke u bërë kompania lider e këtij lloji në tregun shqiptar dhe atë rajonal.
Vizita e dytë është zhvilluar në kompaninë italiane “Lovers Albania”, e cila edhe pse ka vetëm një vit që operon në Shqipëri, drejtues të saj janë shprehur se kompania e ka gjetur veten menjëherë në tregun vendas. Aktiviteti i “Lovers Albania” është prodhimi i veshjeve ushtarake dhe civile, duke përfituar nga eksperienca e operimit që nga viti 1982 në Italinë veriore. Pas konsolidimit të filialit në Rumani, kompania ka vendosur të pozicionohet dhe në tregun shqiptar.
Gjatë takimeve të zhvilluara, kompanitë kanë evidentuar disa përparime që kanë ardhur si pasojë e Kodit të ri Doganor, edhe pse kanë kërkuar thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave doganore, si një masë lehtësuese për të stimuluar edhe më tej eksportet dhe për të qënë sa më konkurues në rajon.
burimi: aida.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.