Innovation Centre Kosovo, programi i inkubatorit hap aplikimet për startupet e reja - Business Magazine Albania

Innovation Centre Kosovo, programi i inkubatorit hap aplikimet për startupet e reja


Innovation Centre Kosovo (ICK) ka lançuar thirrjen e 15-të për bizneset startup nga Kosova, që të bëhen pjesë e Inkubatorit.

“Kosova ka nevojë për biznese të reja dhe inovative, të cilat do të jenë infuzion i ekonomisë së re dhe do të jenë bartës të zhvillimit ekonomik dhe punësimit në Kosovë. Innovation Centre Kosovo do të vazhdojë t’i mbështes këta të rinj”, thotë Drejtori Ekzekutivi i ICK-së, Uranik Begu.

Inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit, ku përveç grantit me vlerë deri në 5,000 euro, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

• Konsulencë dhe mentorim të vazhdueshëm
• Qasje në rrjetet e investitorëve ndërkombëtarë
• Pjesëmarrje në trajnime, evente, konferenca, panaire, gara vendore dhe ndërkombëtare
• Zyrë moderne me të gjithë infrastrukturën përcjellëse dhe qasje 24/7
• Trajnim/program/punëtori specifike për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
• Shërbime nga Amazon Web Service me vlerë $5,000
• Shërbime nga Microsoft BizSpark Network Partner

Innovation Centre Kosovo

“Ne i mbështesim sipërmarrësit e rinj dhe bizneset startup me mentorim, konsulentë dhe trajnime”, thotë Safet Rama, Menaxher i Inkubatorit të biznesit në Innovation Centre Kosovo.

“Ekipet në Innovation Centre Kosovo kanë qasje edhe në zyra, hapësira “coworking”, salla konferencash dhe panaire jashtë vendit”.

E veçanta e kësaj thirrjeje është se në bashkëpunim me partnerët si Ambasada Suedeze, GIZ dhe EFSE, ICK do të ofrojë grante deri në 5,000 euro, konsulencë pa pagesë dhe trajnime në biznes, të cilat janë të nevojshme për bizneset startup.

ICK deri më sot ka përkrahur mbi 120 startupe, prej të cilave një numër i madh sot janë kompani të suksesshme dhe punësojnë mbi 500 të rinj.

Plotësimi i formularit online është faza e parë e procesit për t’u bërë pjesë e inkubatorit në ICK.

Pas datës 31 Maj (afati i fundit për aplikim), komisioni i pavarur vlerësues i ICK-së do t’i shqyrtojë të gjitha aplikimet për të parë se cilat aplikacione i plotësojnë kriteret për të kaluar në fazën e dytë të procesit.

Për më shumë informacione në lidhje me këtë, si dhe për të aplikuar online, kliko KËTU.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0