Më kujtohet sikur të ishte dje dita kur fillova kompaninë time. Por ditën pasi e fillova e mbaj mend edhe më qartë.
Ishte dita kur kuptova “pasigurinë në punë”.
E kuptova se nëse nuk do të shkoja atje dhe do të ngutesha familja ime nuk do të kishte çfarë të hante. Deri në atë moment të karrierës time, kisha një punë të sigurtë. Nuk kisha pse të shqetësohesha për pagesë. Sapo fillova kompaninë time, kuptova se kisha lënë një punë të sigurtë për një të ardhme shumë të rrezikshme që shkonte përtej aftësive të mia për të krijuar klientë dhe për t’iu ofruar atyre një punë të shkëlqyer.
Por sa më gjatë që jetoj këtë jetë sipërmarrëse, aq më shumë e kuptoj se nuk ka punë të “sigurtë” dhe që secili ka pasiguri në punë. Punët e mia të kaluara u dukën të qëndrueshme në atë kohë, por në retrospektivë, ato nuk ishin fare të qëndrueshme. Çdo punë është e kushtëzuar nga biznesi që sjell të ardhura të mjaftueshme për të paguar pagat. Unë kam qenë i qetë në dijeni të faktit se çdo pozitë që kam mbajtur ka qenë në të njëjtën kategori të rrezikshme, të paparashikueshme si drejtimi i kompanisë time të re.
Siç rezulton, pasiguria e punës sime ka qenë një përfitim i madh për mua. Ja pse:
Më ka bërë të veproj më shpejt pa humbur kohë
Tani jam shumë i vetëdijshëm se koha është gjithnjë me mëdyshje. Ngrihem herët dhe ndjek një rutinë që përmirëson produktivitetin tim. I ndruhem humbjes kot të kohës dhe po e shijoj punën time më me energji se kurrë më parë. Nëse veproni shpejt, do të shihni më shumë rezultate.
Më bëri t’i vlerësoj gjërat më shumë
Nuk do ta harroj kurrë natën që lidhëm kontratën tonë të parë. Kishim planifikuar të hanim makarona për darkë, por kur dolën fjalët se lidhëm kontratën tonë të parë, dolëm dhe blemë biftekë. Kjo kontratë më bëri të isha shumë mirënjohës për gjërat dhe puna ime më ka bërë të falenderoj njerëzit me të cilët bashkëpunoj.
Më bëri më të shkathët
Në çdo ditë që kalon, trupi im bëhet më pak fleksibël. Kjo është e vërtetë edhe për ju. Por, duke jetuar me ndërgjegjësimin se puna ime varet nga unë, më ka bërë të përmirësoj gjithnjë e më shumë gatishmërinë time dhe kompaninë time. Më ka bërë të largohem nga disa rutina dhe mentalitete që më bënin më pak fleksibël. Gjithkush është më argëtues kur është më fleksibël dhe bizneset janë më të suksesshme kur ata janë në gjendje të mbështesin të tjerët.
Më bëri më kreativ
Kur kuptoj se një teknikë shitjeje ose marketingu nuk po funksionon, jam i detyruar të provoj gjëra të reja. Sa më shumë kohë që kalon unë po bëhem më kreativ dhe në një botë ku ka më shumë ndryshim se kurrë, kreativiteti më ka ndihmuar të gjej efektivitetin dhe të përshtatem më shpejt me ndryshimet që ndodhin.
Më bëri të rrit cilësinë e punës sime
Unë punoj për një kauzë, në të cilën besoj dhe kam një qëllim me punën time. Kjo më bën të përqendrohem në mënyrë që të bëj një punë të shkëlqyer. Kam kuptuar se me lidhjen e kontratës së parë gjëja më e mirë që mund të bëja për të zhvilluar më shumë biznesin tim ishte puna jashtëzakonisht e mirë. Pas shumë kërkimeve, i thosha ekipit tim që, “Mjeti më i mirë i shitjes që ne kemi është që ta bëjmë punën në mënyrë cilësore dhe t’u lejojmë klientëve tanë t’u tregojnë miqve të tyre”.
Ekipi im është rritur shumë që nga kontrata ime e parë dhe ne tani punojmë në të gjithë botën. Por ndjenja është ende atje – ndjenja se nëse nuk ia dal mabnë, jo vetëm që do të dështoj, por familjet që varen nga kompania jonë do të dështojnë. Kjo ndjenjë e pasigurisë në punë ka qenë një përfitim i vërtetë për mua dhe unë shpresoj që kjo ndjenjë të mos largohet kurrë.
burimi: Fortune
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.