Ky sipërmarrës braktisi kolegjin dhe bëri 1 milionë $ në vetëm 5 muaj - Business Magazine Albania

Ky sipërmarrës braktisi kolegjin dhe bëri 1 milionë $ në vetëm 5 muaj


Në moshën 21 vjeçare Alex Tew ishte gati të fillonte një kurs tre vjeçar në menaxhim biznesi në Universitetin e Nottingham. Por ka pasur një problem të rëndësishëm: paratë. Ai nuk donte të ishte i ngarkuar me borxhin qesharak të kredive studentore që më pas të punonte vite për ta paguar. Shumica e studentëve në moshën e tij përqafonin dhe pranonin atë që shoqëria “kërkon”. Mendja e Tew ishte në një vend krejtësisht tjetër.

Pas ftillimit të ideve për të bërë disa të ardhura shtesë për të paguar kreditë shpejt ai vendosi të fillojë një faqe interneti bazike, ku do shiste një milionë piksele në faqet kryesore tek reklamuesit për 1$ secili. Një ide vërtetë e çuditshme në vitin 2005, por që tashmë është kopjuar dhe nga të tjerë.

Megjithëse Tew është nga Anglia, ai mendonte se “një milionë dollarë” ishte më tërheqëse se “një milionë paund” nga perspektiva e marketingut. Ka edhe më shumë amerikanë në internet, kështu që ai vendosi të shkojë me monedhën amerikane.

Pikselat janë shumë të vogla për t’u parë individualisht, prandaj duhej të shiten në blloqe prej 10×10 për një blerje minimale prej 100 $. Secili reklamues mund të zgjidhte se çfarë imazhesh dëshironte të shfaqte në hapësirën e tij të caktuar dhe aty ku dëshironte të lidheshin pikselet. Plani ishte goxha i thjeshtë, por Alex nuk kishte asnjë ide nëse kjo do të funksiononte.

“Që nga fillimi e dija se ideja kishte potencial, por ishte një nga ato gjëra që mund të kishin shkuar në të dyja anët”, tha ai në FT.com. “Mendimi im ishte se nuk kisha asgjë për të humbur (përveç 50 eurove që do shkonin për regjistrimin e domain dhe për të marrë një host). E dija që ideja ishte mjaft e çuditshme për të krijuar interes, por interneti është një ambient shumë i fuqishëm.”

Shitjet e para rrotulloheshin ngadalë rreth familjarëve dhe miqve kryesisht me fjalë goje. Fjala u përhap më shpejt kur njerëzit dëgjuan për site-in. BBC nxorri historinë dhe lajmi mori dhenë. U shtuan vizitorët. Reklamuesit u rreshtuan. Pas vetëm një muaji, site-i kishte bërë më shumë se 250,000 dollarë. Pas dy muajsh, ajo arriti 500,000 dollarë.

Natyrisht, të tjerët ishin më pak të entuziazmuar. Don Oldenburg i Washington Post e quajti site-in “një monstrozitet të marketingut të lirë fitimprurës, një reklamë për spam.”

Komentatorët si ky gjithmonë më bëjnë të qesh, sepse është shembulli i parë i asaj se sa thellë rrënjoset mentaliteti i “paguani detyrimet tuaja” në shumë prej nesh.

Oldenburg duket se nënkupton që ndoshta Tew nuk “meriton” lavdërim apo shpërblim të tillë, sepse “Homepage Million Dollar” nuk ndjek procedurën standarde. Është rruga jashtë kornizave. Është e shëmtuar.

Në rrënjët e ankesës së tij, ai ndoshta ndihet sikur suksesi i Tew nuk është fituar. Për të qenë dëshmitarë të një website pa vlerë, të thjeshtë, si ky, që fiton më shumë për pesë muaj sesa shumica e punonjësve tradicionalë, të cilët kanë një karrierë të tërë mund të jetë acaruese dhe e bezdisshme për disa.

Ajo nxit të njëjtin lloj zemërimi që ndjeni kur shihni një shpikje në televizion dhe mendoni me veten tuaj, “Unë mund ta kisha menduar këtë!” Unë kam qenë atje. Kërkesa për t’iu dhënë xhelozisë dhe zilisë është e fortë. Por, ndaj hakerave, mashtruesve dhe rebelëve të gjeneratës sonë, këto lloje të fitimeve masive nga të këqijat e shoqërisë janë thjesht validim se ne jemi në rrugën e duhur. Suksesi i tyre do të thotë që ne mund të bëjmë të njëjtën gjë. Ju jeni pjesë e kësaj bote të re dhe mundësia për të bërë hapa kaq të mëdha është i juaji, si dhe i Alexit.

A po ju them që të dilni dhe të ndërtoni një faqe tjetër milionë dollarëshe? Natyrisht që jo. Ndoshta nuk do të funksiononte. Ajo që ju duhet t’i kushtoni vëmendje është trajektorja e Tew dhe qasja e përgjithshme për krijimin e jetës së tij. Gatishmëria e tij për të marrë rreziqe. Refuzimi i tij për modelin “shpenzim i kohës” dhe qasja e tij për të kapërcyer “etikën” dhe për të ecur përpara. Kjo është mënyra sesi ju duhet të filloni të mendoni. Me kreativitetin dhe këmbnguljen, mund të jetoni jetën e ëndrrave tuaja tani. Jo në 30 vjet.

Pas suksesit të “Homepage Million Dollar”, Tew hoqi dorë nga shkolla e biznesit për të cilën ai ishte duke mbledhur fonde në fillim dhe nuk pagoi asnjë pagesë të vetme.

Ka një të vërtetë të re për ju, të cilën duhet ta pranoni dhe kjo është: ju nuk duhet të shkoni në Pikën B për të kaluar nga Pika A në Pikën C. Pagimi i detyrimeve tuaja, diçka që prindërit tuaj kishin për ta bërë, diçka që gjyshërit tuaj Duhej ta bënin është një periudhë që ka përfunduar. Shumë prindër dhe gjyshër nuk do ta pëlqejnë këtë të vërtetë të re. Edhe disa nga miqtë tuaj nuk do ta pëlqejnë dhe pikërisht kjo është e frikshme për shumë njerëz.

Është e pakuptimtë të mendosh se kjo nuk është e vërtetë. Alex Tew dhe njerëz si ai e provojnë atë çdo ditë. Ai ndërtoi një faqe interneti të thjeshtë, e reklamoi atë dhe krijoi mbi 1 milionë dollarë në pesë muaj. Nëse dikush ju bind për të lënë këtë mendim të vjetër, ai le të jetë Alex.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0