Programi “Ideja jote për Biznes” i Grupit Balfin shpall fituesit e parë - Business Magazine Albania

Programi “Ideja jote për Biznes” i Grupit Balfin shpall fituesit e parë


Ideja jote për Biznes, programi që shndërron ide të mëdha në biznese të mëdha, ka shpallur fituesit e tij të parë. Mes qindra ideve të analizuara, Departamenti i Projekteve përzgjodhi projektin “Amorette” nga gjimnazistët e shkollës “Sami Frashëri” Tiranë, i cili propozon krijimin e një shoqërie për tregtimin e verës.

Ekipi fitues, njëkohësisht edhe fitues i Konkursit Kombëtar “Sipërmarrësit e së Nesërmes” – Edicioni 6, organizuar nga “Tirana Business University”, përveç bursave të studimit ofruar nga TBU, do të përfitojë asistencë profesionale në hartimin e një Studimi Fizibililiteti. Ky studim do të përdoret për të siguruar financimin e projektit. Për këtë arsye u organizua edhe një takim i përfaqësuesve nga Departamenti i Projekteve me antarët e ekipit fitues ku u diskutua mbi organizimin e punës në vazhdim.

Inirda, Lisjena, Adela dhe Destani shprehën entuziazmin dhe gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në këtë nisëm dhe me seriozitetin maksimal filluan nga puna nën supervizimin dhe koordinimin e stafit të Departamentit të Projekteve.

Pritshmëritë janë të larta për të patur së shpejti një histori suksesi. Në këtë mënyrë Grupi Balfin përforcon qëllimin e krijimit të këtij programi, i cili është projektuar për të kontribuar në ekonominë e vendit e për të ndihmuar gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale.

Burimi: balfin.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0