Edhe pse në epokën e internetit, akoma 40% e shqiptarëve qëndrojnë në radhë vetëm për të marrë informacion - Business Magazine Albania

Edhe pse në epokën e internetit, akoma 40% e shqiptarëve qëndrojnë në radhë vetëm për të marrë informacion


Është ndoshta për t’u habitur, por afro 30-40% e njerëzve që qëndrojnë në radhë në Shqipëri janë aty vetëm për të marrë informacion. Njerëzit humbasin kohë duke pritur në radhë të gjata vetëm për të pyetur.

Por cili është informacioni më i kërkuar prej tyre? Në numrin kombëtar 118-00 të hapur nga Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) i cili është krijuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për të marrë informacion mbi 400 shërbime publike, telefonatat më të shpeshta janë për një kategori të caktuar.

DPGJC, ose Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, është institucioni për të cilin shqiptarët kërkojnë më shumë informacion me gati 215 telefonata. Pyetjet mbi marrjen e certifikatave, rinovimi i pasaportave dhe gjithçka që ka lidhje me gjendjen civile janë më të shpeshtat.

Pas elementeve që kanë të bëjnë me identitetin, prona është çështja e dytë që ka më shumë mungesë informacioni.

ZRPP është institucioni me më shumë telefonata, kjo dhe për shkak të procesit të rivlerësimit, si dhe atij të legalizimit, proces për të cilin kërkohen informacione për mënyrën se si aplikohet, dokumentet që duhen, kostot etj.

DPSHTRR dhe lejet e drejtimit renditen të tretat për nga numri më i madh i telefonatave të marra për informacion. Rinovimi i lejeve të drejtimit dhe procedurat e reja kanë bërë që shumë qytetarë të telefonojnë për të marrë informacionin e duhur për dokumentet që duhet të paraqesin në sportel, duke bërë që me një “alo” të shmangin radhët e gjata dhe kohën e humbur kot.

Që nga hapja e Call Center-it 118-00 në fillim të muajit tetor ka pasur më shumë se 3,000 kërkesa, ku institucioni për të cilin është kërkuar më shumë informacion është ZRPP, por edhe Gjendja Civile, DPSHTRR etj.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0